Loja patriotike: po ta jap, s’po ta jap!
Po ta jap, s’po ta jap! Tingëllon si lojë fëmijësh, po të mos ishte një çështje aq serioze dhe po të mos kishte të bënte me interesa strategjike të “dy vendeve tona mike”. Shikuar në aspektin gjeopolitik, dalja në det siguron një përparësi të jashtëzakonshme për një vend. Shtetet pa dalje në det e dinë rëndësinë e kësaj. Për shembull, dalja në detet e ngrohta për Rusinë edhe sot e kësaj dite është mungesë e karakterit strategjik, e cila kushtëzon shumëçka në politikën e saj të jashtme. Ngjashëm, pak a shumë, është edhe situata me Serbinë, por në përmasa gjithsesi më të vogla.
Korridori i saj XI synon të tejkalojë këtë minus strategjik me një korridor ndërkombëtar, por telashet me financimin e ndoshta edhe ato politike e të sigurisë duken të jenë serioze. Serbia kishte edhe projekte të tjera përpos korridorit XI për të tejkaluar izolimin. Korridori panevropian X i filluar qysh në kohën e ish-Jugosllavisë dhe me kredi ndërkombëtare, me dy brinjët e veta lidh në njërën anë Sofjen dhe Stambollin kurse në tjetrën përmes Kumanovës lidh Selanikun. Kjo është e një rëndësie vitale jo vetëm për Serbinë por edhe për kontinentin. Edhe pse i mëhershëm, ky projekt ende nuk është kryer krejt. Ende mbetet peng i buxhetit dhe “lojërave gjeopolitike”.
Serbia, dikur, nën ombrellën dhe me buxhetin e ish-Jugosllavisë, për të tejkaluar “izolimin”, kishte edhe projekte të cilat mbase dukeshin megalomane, sikurse ishte ai i lidhjes përmes një kanali artificial të dy lumenjve, Moravës që ishte në Serbi dhe Vardarit në Maqedoni, për të siguruar një udhë të lundrueshme nëpër ujë(lumë) deri në Selanik. Por, Jugosllavia, si oborr i gjerë i Serbisë, u shua në disa luftëra të përgjakshme të cilat Serbia i bëri për të siguruar daljet në det dhe korridoret e saj. Prej një vendi bregdetar, kushtimisht, Serbia u shndërrua në një vend kontinental dhe me ndjenjën e fuqishme të izolimit dhe pafuqisë, e cila e shtyn në përqafimin e “ariut” rus.
Së fundi, po i afrohet fundit korridori Nish-Durrës, i cili falë patriotizmit shqiptar dhe përkrahjes morale dhe logjistike të bashkësisë ndërkombëtare, u realizua në një pjesë të madhe nga vetë shqiptarët dhe kjo ka marrë emrin autostrada e kombit në retorikën tonë politike. Formalisht quhet “Autostrada Ibrahim Rugova”, duke iu referuar njeriut që mbase i pari e përmendi në publik.
Natyrisht, buxheti për korridorin i cili ia siguron Serbisë daljen më të shkurtër dhe më komode në det, gjithsesi në pjesën më të madhe është marrë nga taksapaguesit e Shqipërisë dhe të Kosovës. Presioni ndërkombëtar për këtë korridor ishte i jashtëzakonshëm dhe shumëçka kushtëzohej pikërisht me ndërtimin e tij. Qeveritë ngriheshin dhe binin me këtë motivacion. Kërkohej dinamikë e jashtëzakonshme dhe kjo po realizohej nga një kompani globale, e cila me të njëjtin motivacion po bënte edhe segmente të korridorit XI në Serbi.
Kur Porti i Shëngjinit me një vendim politik iu fal Kosovës, pakkush e dinte se çka në të vërtetë do të thotë kjo. Përpos retorikës patriotike, gati se nuk u ndërmor asgjë nga të dyja palët. Madje, ka edhe ide që tingëllojnë keq se kjo “falje” ka qenë po ashtu në funksion të kompensimit të Serbisë për humbjet e korridoreve. Tingëllon si një ofertë, si një pazar. Pazare të tilla u bënë edhe në Dejton.
Për shembull, një pazar i tillë është funksional edhe sot, edhe pse është një histori që fillon qysh në vitin 1718, kur nga ana e Republikës së Dubrovnikut, porti i Neumit i ishte lënë në dispozicion Perandorisë turke. Ky port, edhe sot e kësaj dite, e ndan Kroacinë në dy pjesë. Për të udhëtuar nga Spliti në Dubrovnik, të dyja këto qytete kroate duhet kaluar nëpër një shtet tjetër. Ashtu mbeti edhe me Marrëveshjen e Dejtonit, kur ky port i Neumit mbeti nën administrimin e BH.
Bashkimi Evropian, në një dokument të vetin, nën “pyetje specifike për forma individuale të transportit”, kërkon të dijë nëse “ka ndonjë aktivitet në lidhje me transportin detar në Kosovë? ”. Ata, si duket, e kanë marrë seriozisht këtë akt “patriotik” të Qeverisë shqiptare. Në të vërtetë, edhe ne jemi kureshtarë: ka Kosova det, a jo? S’po e dimë ende!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos