LAJMI I FUNDIT:

Lirohet iPad, iPad 2 vjen me 25 mars?

Lirohet iPad, iPad 2 vjen me 25 mars?

Apple e ka zvogëluar çmimin e tabletit të saj të parë iPad në Mbreterinë e Bashkuar për 100 £, menjëherë pas lansimit të iPad 2 i cili në këtë vend do të dal në shitje më 25 mars.

Versioni i iPad me 16GB dhe lidhje WiFi tani kushton 329£, ndërsa më herët i njëjti kushtonte 429£, ndërsa versioni me 32GB gjithashtu është liruar në 499£, ndërsa bashkë me këtë është liruar edhe versioni tjetër me 64GB i cili tani kushton 579£.

Në anën tjetër, versioni i iPad me 3G është liruar në 100£, ndërsa edhe versionet e rinovuara të këtij tableti janë liruar, dhe fillojnë nga 289£ për modelin me 16GB dhe lidhjen WiFi.

Apple edhe njëherë po e konfirmon strategjinë e saj të çmimeve të cilat lirohen menjëherë pas lansimit të modeleve të reja. Madje, edhe para lansimit të tyre, siç po ndodh tani me iPad. / Telegrafi /