LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Bajram Asllani

Lirohet Bajram Asllani

Gjykata në Mitrovicë të premten mori vendimin të mos e ekstradoj shqiptarin e dyshuar për terrorizëm në SHBA, me ç’rast edhe u lirua nga burgu.

I akuzuari, Bajram Asllani u arrestua të enjten me kërkesë të prokurorisë federale të SHBA-ve, i cili akuzohej për mbështetje terrorizmit.

"Ai nuk është ndaluar, por do të raportojë në polici dy herë në javë”, ka thënë Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it, për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Detale tjera nuk janë dhënë. Para lirimit të tij, ai u kishte thënë gazetarëve lokalë se është i gatshëm ta dëshmoj pafajësinë e tij. /Zëri/