LAJMI I FUNDIT:

Liridon Zeqiri fitues i turneut “Adem Jashari”

Liridon Zeqiri fitues i turneut “Adem Jashari”

Për dy ditë gjatë vikendit në Prishtinë dhe në Ferizaj u organizua turneu i boksit ndërkombëtar tradicional, i 13-ti me radhë, “Adem Jashari”.

Të dy gjysmëfinalet në Prishtinë dhe finalja në Ferizaj u karakterizua me organizim të lartë dhe boks cilësor.

Fitues i kësaj gare, në të cilën morën pjesë 13 shtete, ishte Liridon Zeqiri (Drita –Gjilan). Epiteti i teknikut më të mirë i takoj Burim Hasanit (Fushë Kosovë), çifti më luftarak u zgjodh Uvetkov (Bullgari) – Berneta (Shqipëri) ndërsa boksieri më luftarak u shpall kroati Ivo Gallenkoviç.

Federata e Boksit të Kosovës po ashtu u vlerësua lartë për organizim e këtij manifestimi sportiv. /Telegrafi/