Liria e mediave në Kosovë
Në stacionin e policisë që gjendet midis Prishtinës, e që është edhe kryeqyteti i Kosovës, kryeqytet ku shpesh gravitojnë mijëra policë në ditë, u vodhën rreth 50 kilogram drogë të llojit heroinë dhe disa gjësende të tjera gjithashtu me vlerë. Droga llogaritej të kap shifrën prej rreth 5 milion euro në treg. Asnjë nga mediumet në internet, përkatësisht, asnjë nga agjencitë e lajmeve në internet, plus disa gazeta pro-qeveritare, nuk e dha këtë lajm, as si njoftim. Ama bash asnjë.
Viteve të fundit, Kosova ka bërë me dhjetëra agjenci lajmesh përfshirë edhe disa gazeta ditore që e ofrojnë “mallin” e tyre edhe nëpërmjet internetit. Pse nuk u dha ky lajm nga asnjë agjenci lajmesh në internet? Për të mënjanuar spekulimet, një gjë është e sigurt: se interneti moti e ka mundur televizionin si medium masiv. Më nuk është televizori as medium i rëndësishëm e as me ndikim. Po jetojmë në botën e internetit, po jetojmë në këtë botë ku informata, për disa sekonda, është e qasshme edhe në pjesën tjetër të botës, e lëre më tek fqinji.
Për presidentin amerikan Barak Obama, argumentohet se interneti ja ka fituar zgjedhjet, fillimisht kundër kandidates demokrate e pastaj edhe kudër kandidatit për president.
Edhe kryeministri jonë, Hashim Thaçi, është i njoftuar për fuqinë e mediave në tërësi, dhe për fuqinë e internetit në veçanti. Hashim Thaçi dhe partia e tij e dinë që janë mediat ato që e kanë sjellë në pushtet. Andaj, janë mediat ato që do t’ia marrin pushtetin. Hashim Thaçi gjithashtu e di mirë që në kohën e sundimit të Ibrahim Rugovës para vitit 1999, Kosova nuk kishte fare media. Andaj ai ndenji në pushtet, edhe ashtu fiktiv e virtual, për më shumë se dhjetë vjet. Ndryshe, “pushteti” i tij nuk do të zgjaste as tre muaj.
Por, njëmendët, a i konvenon Hashim Thaçit që të fus nën kontroll total mediat në Kosovë deri në atë masë sa t’ju tregoj se çfarë lajmesh do të emetojnë e shkruajnë e çfarë jo? Nuk e besoj që puna është vetëm tek mbajtja e pushtetit.
Mediat e lira në Kosovë u shërbejnë të gjithëve, edhe qytetarëve edhe pushtetarëve, por edhe ndërkombëtarëve. Është ashiqare që në Kosovë, si e me ndikimin e Hashimit si pa ndikimin e tij, mediat në Kosovë nuk janë të lira. Jo për shkak të ndikimeve nga jashtë, por për shkak të paaftësisë nga brenda. Në Kosovë nuk ka gazetarë andaj s’ka as gazetari. Ose, një televizion i pritur e i reklamuar tash e sa kohë (Klan Kosova) po del të jetë asgjë më shumë sesa programi i dytë i radio dhe televizionit të Kosovës ku Andin Lokaj përdoret si batanije.
Dua të them, në Kosovë ka plot radio e televizione lokale (thuhet të jenë mbi 60) por cila është rëndësia bile edhe e ekzistimit të tyre kur të gjitha këto e sjellin të njëjtën informatë nëpër ajër? Kështu si janë, mediat në Kosovë janë të tipit amerikan që njihen si “mainstream media”, pra, media të rrjedhave të përgjithshme ku nëse e shikon njërën nuk ke nevojë ta shikosh tjetrën. Kjo situatë është edhe më e rrezikshme sesa komunizmi. Dua të them, përkundër ekzistimit të tyre në numër mjaft modest (e nesër lirshëm mund të kemi 100 televizione me frekuenca të përgjithshme) atëherë çfarë na duhen ato kur nuk dallojnë fare në informatat e tyre, kur nuk dallojnë fare në perceptimet e tyre? Ndoshta, megjithatë, e mira e një situatë të tillë do të ishte krijimi i vendeve të punës. Dhe asgjë më shumë.
Këto ditë shënohet një ditë në kalendarin vjetor që i kushtohet lirisë së mediave. E Kosova ende është në fazën kur lirshëm mund të parashtroj pyetjen: çka janë ato, a hahen?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës