Kai Weiss
Përdhunimi dhe vrasja brutale e gazetares bullgare Viktoria Marinova, javën e kaluar, shkaktoi tronditje në mbarë Evropën dhe në botë. Ndërsa vrasja nuk është lidhur ende me punën e saj, ajo ka lënë sërish pas një ndjenjë pafuqie, pasi është vetëm e fundit në një seri vrasjesh shqetësuese të gazetarëve në kontinent gjatë dy viteve të fundit.
Numri ka shkruar në shtatë shtatë që nga fillimi i vitit 2017, teksa liria e shtypit duket gjithnjë e më shumë nën kërcënim. Së bashku me rastin e Marinovës, vrasjet e gazetarit sllovak Jan Kuciak në shkurt 2018 dhe Daphne Caruana Galizias, gazetarja malteze e vrarë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e saj në tetor 2017, kanë nxjerrë në pah rreziqet e të folurit të së vërtetës mbi pushtetin.
Ajo që kanë të përbashkët këto vrasje- dhe shumë nga kërcënimet e fundit ndaj të gazetarëve – është se ata gazetarë patën raportuar për korrupsionin dhe pastrimin e parave nga ana e politikanëve. Pak ditë më parë, Marinova paraqiti në emisionin e saj televiziv, dëshmi për fondet e keqpërdorura të Bashkimit Europian.
Galizia kishte hetuar skandalin e “Panama Papers”, dhe mënyrën se si politikanët e Maltës ishin të përfshirë në atë skandal. Ndërsa Kuciak bëri kërkime mbi lidhjet midis partisë qeverisëse Smer-SD dhe mafies italiane, duke përfshirë lidhjet e mundshme me kryeministrin Robert Fico.
Pas vdekjes së Kuciakut, disa ministra sllovakë u detyruan të jepnin dorëheqjen, përfshirë, përfundimisht vetë kreun e qeverisë. E gjithë kjo është thjesht maja e ajsbergut. Është shkruar shumë për median gjithnjë e më të monopolizuar hungareze pro-Fidesz, partisë qeverisëse – dhe me të drejtë, por vendet e tjera po ndjekin një rrugë të ngjashme.
Për shembull, në Republikën Çeke, presidenti Milos Zeman nxori një kallashnikov të rremë në një konferencë shtypi me fjalët “për gazetarët”, të shkruar në anë të tij. Në një moment tjetër, ai shprehu dëshirën e tij për të “likuiduar” gazetarët. Duket se armiqësia ndaj mediave, nuk është e kufizuar vetëm në Zyrën Ovale të presidentit amerikan Donald Trump.
Në Indeksin e Lirisë së Shtypit të këtij viti nga Reporterët pa Kufij, katër nga pesë rëniet më të mëdha në renditjen globale, i përkisnin vendet evropiane. Dhe kjo është para se të mbërrinim tek çështja më e gjerë e sulmeve ndaj lirisë së fjalës, të ilustruar me ligjin e ri në Gjermani kundër ”gjuhës së urrejtjes”, që hyri në fuqi në fillim të këtij viti (dhe që Britania e Madhe duket se dëshiron ta kopjojë).
Edhe BE-ja duket e vendosur të ndjekë këtë rrugë. Po javën që u vra Marinova, Věra Jourova, Komisionere për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, tha në një fjalim në Vjenë se BE-ja duhet “mbështesë një qasje evropiane ndaj mediave, mbi cilësinë dhe rregullimin e mençur”, duke argumentuar se puna e mediave duhet të monitorohet më gjerësisht, “sesa thjesht duke ndjekur ligjet e tregut”.
Se kush do të vendosë se çfarë kuptohet me “cilësi”, është më pak e qartë, megjithëse mund të imagjinohet ngritja e disa komiteteve apo institucioneve të tjera në Bruksel. Një mbështetëse e Zhurovës, mund të jetë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij mbi punën e mediave.
Duke qenë se ndjehet ende i ofenduar personalisht nga raportet mediatike në fillim të këtij viti, se ai po pi pak si tepër, ai deklaroi kohët e fundit se “liria e shtypit ka gjithashtu kufijtë e saj” – në këtë rast një referencë ndaj gazetave britanike, që e bënë për ujë të ftohtë.
Në fakt, u ankua Junker “shtypi britanik është i tillë, sa që nuk do të më mungojë” pas Brexit-it. Dhe kjo deklaratë u bë para se të përmendim paralajmërimin e lideri laburist britanik Jeremy Corbyn se “ndryshimi do të vijë” edhe në shtypin britanik, nëse ai merr pushtetin.
Fakti që Junker, Jourova dhe një numër alarmant udhëheqësish evropianë autoritarë, duan t’u mbyllin gojën gazetarëve, është një argument i mirë për forcimin e lirisë së shtypit. Tek e fundit, liria e shtypit ekziston pikërisht që dikush të mund të thotë dhe të shkruajë mbi atë për të cilën nuk bie dakord me të tjerët, veçanërisht me elitën qeverisëse.
Siç thotë ish-kongresmeni i SHBA-së, Ron Paul, “ne nuk kemi lirinë e fjalës për të folur për motin”. Përkundrazi, ne e gëzojmë atë “që të mund të themi disa gjëra shumë të diskutueshme”. Në një kohë kur demokracitë e supozuara liberale, po pengojnë gjithnjë e më shumë mendimet që janë të pakëndshme për të, duke i konsideruar si një “gjuhë urrejtjeje”, ose “lajme të rreme”, kur gazetarët kërcënohen shpesh nën kërcënimin e dhunës fizike, dhe kur zërat në të dyja anët po bëjnë thirrje për më shumë rregullim, në mos shtetëzim të mediave, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani që të luftojmë.
Është gjithashtu e domosdoshme të kujtohet, ajo që ka thënë babai i madh themelues amerikan Thomas Jefferson, kur u shpreh se “nëse do të më lihej mua në dorë të vendosja, nëse duam të kemi një qeveri pa gazeta, apo gazeta pa një qeveri, nuk do të hezitoja asnjë moment të preferoj këtë të fundit”.
Kur vjen puna tek liria e shtypit dhe e fjalës sot, fati i gazetarëve si Viktoria Marinova është shumë më i rëndësishëm, sesa sedra e lënduar e njerëzve të gjithëpushtetshëm si Jukner. /Burimi: “CapX”/ Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri