LAJMI I FUNDIT:

Linjë e re e modes nga Gianfranco Ferre

Linjë e re e modes nga Gianfranco Ferre

Gianfranco Ferre i kushton shumë vëmendje linjës dhe dëshirës së çdo gruaje që të jetë tërheqëse, njëkohësisht e fortë, e fuqishme dhe e pavarur.

Gianfranco Ferre është një prej dizajnerëve të modës botërore të cilët e kuptojnë mirë gruan dhe shijen e saj. Si në koleksionet e tjera të këtij dizajneri, vërehet qasja serioze për materialet që i zgjedh. Ato duhet të jenë gjithmonë të shtrenjta dhe ekskluzive, kurse njëkohësisht t’i japin çdo gruaje ndjenjë se mund të ketë çdo gjë që dëshiron.

Kështu e përshkruajnë mediat botërore të modës këtë koleksion të Ferres. Me të drejtë. Asnjë fjali nuk është e gabueshme. Kjo linjë është e rrethuar me feminitet dhe seksapil në kombinim të mirë, njëkohësisht ju garanton se do të vëreheni. Shembull i mirë për këtë është ajo si duhet të visheni në sezonin vijues. /Telegrafi/