LAJMI I FUNDIT:

Lind fëmija e ngjizur nga sperma e babait të vdekur para 48 orëve

Lind fëmija e ngjizur nga sperma e babait të vdekur para 48 orëve

Djaloshi që është ngjizur me spermën e babait që i kishte vdekur në aksident, ka lindur i shëndoshë dhe po rritet normal.

Nëna është dashur të luftoi me Gjykatën Supreme të Australisë, të cilët nuk i lejonin të merrte spermën e burrit, që i kishte vdekur në një përplasje me motoçikletë, transmeton Telegrafi.

Mjekët kanë qenë skeptik, nëse do të ketë sukses, sepse Gjykatës iu deshën dy ditë, për të vendosur nëse kjo është e ligjshme apo jo.

Kjo është hera e parë e një kohëzgjatje kaq të madhe, pasi hera e fundit e një ngjizje të tillë, ka zgjatur 30 orë.


“Për mua kjo është një histori dashurie, e jo një operacion” ka thënë eksperti i IVF-së Steve Robson.

“Ajo ishte shumë e dashuruar në burrin e saj dhe dëshironte të ketë një fëmijë me të” ka thënë për Fairfax, eksperti që bëri këtë ngjizje artificiale.

Meqenëse kjo procedurë është e ndaluar në Adelaide, nëna që mbetet e paemëruar, është dashur të shkoi në Canberra, për të bërë fekondimin artificial. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori