LAJMI I FUNDIT:

Limonoidet e çuditshme

Limonoidet e çuditshme

Edhe një arsye që ditën ta filloni me një gotë lëng portokalli: lëngu i portokallit dhe i citronëve të tjerë është i pasur me limonoide dhe me fitokimikate, për të cilat studimet thonë se pengojnë rritjen e qelizave të tipave të caktuar kancerogjene, domethënë mbrojnë nga kanceri.

Derisa hulumtimet lidhur me dobinë e limonoideve vazhdojnë, është mirë që çdo ditë të përdoret së paku nga një gotë e kësaj pijeje, jo vetëm për shkak të limonoideve, por edhe të kalciumit, të thartirave folike dhe vitaminës C.

Në revistën The Journal of Nutrion, shkencëtarët amerikanë i kanë publikuar rezultatet e hulumtimeve, të cilat tregojnë se këto fitokimikate mund ta ndalin rritjen e tumoreve të këqija të gojës, të lëkurës, të zorrës së trashë dhe të mushkërive.


Studimet e tjera kanë treguar se mund të pengojnë edhe zhvillimin e tumorit të gjirit. Limonoidet, po ashtu, mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterinës, duke e penguar sintezën e albuminave të caktuara.

Shembull: hulumtimet tregojnë se limonoidet pengojnë krijimin e apolipoproteinave B, albumina këto të lidhura me kolesterinën e lartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori