LAJMI I FUNDIT:

Limonada – pije freskuese që shëron

Limonada – pije freskuese që shëron

Përveç efektit freskues, limoni dhe uji së bashku kanë efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, por mos përdorni asnjë lloj ëmbëltuesish që të mos i shkatërroni veçoritë shëruese.

Limonët janë të pasur me vitaminën C, me kalium që stimulon trurin dhe rregullon tensionin e gjakut. Po ashtu rregullon edhe vlerën e pH-së.

Përveç freskimit të frymëmarrjes, mund të lehtësojë edhe dhimbjen dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve. Mangësia e vetme është që acidi citrik mund të shkatërrojë smaltin.

Lehtëson problemet e frymëmarrjes. Bëni limonadë të nxehtë, sepse do të lehtësojë simptomat e astmës dhe alergjisë.


Çdo ditë pini ujë me limon dhe do të reduktoni aciditetin e përgjithshëm në organizëm. Pavarësisht asaj që limoni përmban acidin citrik, ai në të vërtetë ka veprim alkalik dhe redukton nivelin e aciditetit në trup.

Ekspertët kanë përcaktuar që dieta e cila bazohet në ushqime alkaline çon më shpejt në
humbjen e peshës.

Lëngu i limonit mund ta ndihmojë mëlçinë për të prodhuar tretjen e cila është e domosdoshme për tretje. Po ashtu do të parandalojë edhe të thatin dhe kapsllëkun.

Limonada rrit frekuencën e urinimit, për ç’arsye toksinet do të mbahen më pak në trup ndërsa sistemi juaj i urinimit do të mbetet i shëndetshëm, pra është diuretik i shkëlqyeshëm.

Ndihmon edhe tek pastrimi i toksinave nga gjaku, prandaj edhe lëkura do të duket e bukur, e shëndetshme dhe e shndritshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori