LAJMI I FUNDIT:

Ligji e ndalon, por marketet vazhdojnë e shesin produkte pa deklaracion

Ligji e ndalon, por marketet vazhdojnë e shesin produkte pa deklaracion

Mos deklarimi i mallrave me përbërje në gjuhen shqipe, rrezikon shëndetin e kosovarëve nga konsumimi i këtyre produkteve të importuara pa deklaracion.

Edhe pse kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Konsumatorët dhe me Kushtetutë, shumë prej produkteve ushqimore dhe të medikamenteve në tregun dhe dyqanet tona nuk kanë përmbajtje në gjuhën shqipe.

Kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulëzim Syla, tha se inspektorët sa herë që hasin në mallra pa deklaracion në gjuhën shqipe, ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomik.


Ai tha se në periudhën e fundit janë evidentuar tri raste të mallrave, e se janë gjobitur dy subjekte me dënim prej 1000-3000 euro.

Për këtë çështje, KosovaPress morri edhe qëndrimin e Doganave të Kosovës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Adriatik Stavileci, tha se sa i përket deklaracionit të mallrave, dogana gjatë gjithë kohës ushtron kontrolle jo saktësisht për deklaracionin e mallrave, por ushtron për të ditur sasinë, vlerën dhe numrin tarifor të produkteve të cilat janë në proces të zhdoganimit.

Përndryshe, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha se janë një numër i madh i konsumatorëve të cilët po hasin në produkte pa mbishkrime në gjuhën shqipe. Problemi më i madh, sipas tij, është tek produktet ushqimore dhe tek medikamentet.

Lidhur me ankesat, Kaqaniku tha se shumë konsumatorë nuk ankohen, sepse janë të zhgënjyer më institucionet tonë të cilat nuk ndërmarrin masat e duhura. Ai kërkoi nga mekanizmat përkatës që të ndërmarrin masa për parandalimin e këtij fenomeni negativ.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Ekonomi
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA

Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA

Botë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Kalo në kategori