LAJMI I FUNDIT:

Liga mbarëkombëtare: Ide serioze apo për konsum të brendshëm?

Dy ministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ai i Shqipërisë Aldo Bumci dhe ai i Kosovës Memli Krasniqi, u mbetet t’i mbarojnë punët e tyre, përkatësisht që të hartojnë projekte të detajuar, gjetjen e modaliteteve për fillimin e funksionimit të ligës mbarëkombëtare të futbollit.

Ç’është e vërteta, njohësit e sportit në Kosovës, e mbi të gjitha ata të Shqipërisë, kanë shprehur skepticizëm, mëdyshje, frikë, hezitim dhe gjasa shumë të vogla për jetësimin e kësaj ideje shumë dobiprurëse për të ardhmen e futbollit shqiptarë.

Skepticizmi më i madh vjen për faktin se ende nuk jemi të bindur se a është e njëmendtë dhe serioze ideja e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, për organizimin e një lige mbarëkombëtare, apo hedhja e kësaj ideje është vetëm marketing politik i tij para zgjedhjeve që do të mbahen sivjet në Shqipëri. Në të kundërtën, nëse këshilltarët, ekspertët e kryeministrit shqiptar Berisha, e kanë analizuar mirë e mirë këtë ide shumë të mirëpritur, mekanizmat tjerë ishte dashur që tashmë t’i rreken punës për hartimin e strategjisë për jetësimin e saj edhe në fushën e blerë. Për këtë gjithsesi nevojitet bashkëveprimi me krerët e ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Kosovës, i cili po ashtu duhet kryer pjesën e punës së vet me ndihmën e ekspertëve, drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe mbështetjen e pa rezervë të kryeministrit të Kosovës. Atëherë rezultatet konkrete nuk do të mungojnë.


Derisa adhuruesit e futbollit janë në pritje të hapave konkret, pasi nuk ka asnjë lajm të ri – përpos idesë fillestare të kryeministrit Sali Berisha – prononcimet e drejtuesve të FSHF-së dhe FFK-së, si dhe opinionet e ndryshme të analistëve, rrisin mëdyshjet mos vallë janë zmbrapsur drejtuesit e futbollit qysh para fillimit të punëve përgatitore, si pasojë e mos bisedimit për realizimin e këtij projekti, si dhe të vetëdijshëm për pengesat dhe barrierat të cilat nuk do të jenë të pakta.

Megjithatë, ajo që duhet thënë është se funksionimi i ligës mbarëkombëtare të futbollit, pa asnjë mëdyshje, do të ishte dobiprurëse dhe imediat. Andaj, me angazhimin e pa rezervë të ekspertëve juridikë, sportivë, krerëve të dy federatave të futbollit, por edhe krerëve politikë, do të rezultonte me efekte konkrete . Prandaj, duhet të hiqen të gjitha hezitimet, por edhe të bëhen hapat konkret për gjetjen e modaliteteve për realizimin e funksionimit të kësaj lige; të hartohen variantet fillestare dhe alternative, si dhe të analizohen të gjitha pasojat eventuale të cilat mund të vijnë nga UEFA dhe , siFIFA dhe kostoja financiare e ekipeve pjesëmarrësve në ligën mbarëkombëtare.

Gjithsesi, jetësimi i kësaj lige do t’i shërbejë rritjes së vazhdueshme të cilësisë së futbollit shqiptarë; do të kishte edhe shumë përfitime të tjera, siç janë: trajnerët e futbollit, edukimi i tyre i vazhdueshëm, ai i gjyqtarëve dhe gjithë të tjerëve që punojnë në organizimin e veprimtarive të futbollit… Ndërsa, mbi të gjitha do të përfitonin futbollistët.

Duke e njohur gjendjen shumë të keqe të futbollit të Kosovës – izolimin e tij të padrejtë për më shumë se 20 vite, mospjesëmarrjes në gara evropiane dhe botërore, shuarjen e mijëra talenteve të këtij sporti, por edhe mungesën e vazhdueshme të sukseseve të skuadrave të futbollit shqiptarë pjesëmarrëse në garat evropiane, pasi ato zakonisht mënjanohen që në garat kualifikuese në fazën e parë – kjo bënë që të mos ketë frikë dhe hezitime për organizimin e ligës mbarëkombëtare të futbollit. Së fundmi , edhe rreziku nga ndëshkimi eventual i ekipeve të futbollit të Shqipërisë dhe vetë FFSH-së për mospjesëmarrje të skuadrave shqiptare në garat evropiane nga ana e UEFA, nuk do të ishte një gjë shumë tragjike, pasi do të ishte një kosto e vogël, për të cilën ia vlen që të sakrifikohet.

Vlerësoj se ky është moment i duhur që ekspertët e futbollit të dy shteteve tona të ndara, të veprojnë pa asnjë hezitim, me çka futbolli shqiptar do të bëhet konkurrues i denjë i ekipeve të futbollit të rajonit dhe më gjerë, e me çka ëndrra e kamotshme e adhuruesve të futbollit shqiptar do të bëhej një realitet.

Në trend

Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Magazina
Kalo në kategori