lidhja (ndër)kombëtare e Prizerenit!
Po shkoja për pushime në bregdetin e jugut shqiptar dhe po i bija një rruge e cila nuk ndiqet zakonisht. I injorova psherëtimat për rrugën e kombit e cila në dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar i hëngër afro dy miliardë euro të taksapaguesve, të cilat shkuan kryesisht te “vëllezërit” e kryeministrit kosovar, në Turqi, bashkë me Aeroportin ndërkombëtar dhe me Distribucionin e KEK-ut. Prej andej, nuk dihet se kah kanë shkuar. Por, kujt i bën?! Kështu po kalitet miqësia, për pesë shekujt e ardhshëm.
Kur arrita në Sarandën e bukur, po lexoja se kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë po bënte një vizitë private në Kosovë. Në Prizerenin historik. Për ata që nuk e dinë, Prizereni është qyteti ku kryeministri i Turqisë e ndali përgjysmë fjalimin e tij historik, për të dëgjuar ezanin e hoxhës, sepse kishte rastisur që fjala e tij të fillonte njëkohësisht me hoxhën. Dëshmitarët okularë thonë se atë ditë hoxha po e shkrinte krejt talentin e vet. E kryeministri ndihej si në Anadolli. Tash kjo deklaratë na mbeti peng. Gjithsesi duhet të hyjë në librat e ri dhe të negociuar të historisë, edhe pse ende nuk është zbërthyer nga analitikët tanë (jo)zyrtarë. Unë e mora ashtu si e tha. Po ndihej si në shpi të vet.
Pritet që, krejt rastësisht, kryeministri turk, pas vizitës së atij të Shqipërisë, të vijë sërish në Prizeren, krejt rastësisht përpara zgjedhjeve lokale. Edhe kryeministri Rama kishte shkuar në Turqi pak ditë më parë, edhe pse atje nuk kishte zgjedhje! Por, kur shkoi presidenti serb, përse të mos shkojnë tanët! Turqia është aleati ynë, edhe i serbëve! Imperitë hanë me dy lugë! Kur të shkon ndonjë kryeministër shqiptar, opinioni i atjeshëm do t’i kujtojë me nostalgji kryeministrat dhe ministrat e shumtë shqiptarë që e “sunduan” perandorinë.
Kështu, kur i lidhim fërkemtë e politikës ballkanike nëpër Prizerenin e lashtë, e thurim sikur në lodra fëmijësh një vizion për të ardhmen e këtij (krye)qyteti kulturor (ndër)kombëtar!
Por, fatlumnisht Edi Rama nuk erdhi në qershor, dhe bëri mirë. Sidomos, do të ishte shqetësuese po të vinte me datën 10! Në radhë të parë do të ishte provokim ndaj Turqisë, pastaj edhe Serbisë. Çdo ide e cila asocion në bashkimin e shqiptarëve është e rrezikshme, po thonë. Kështu ishte edhe në të kaluarën.
Kështu, Edi, erdhi në Prizeren këtë javë dhe kjo me të drejtë ishte ngjarje mediale. Ngjarje më e madhe do të ishte vetëm po të vinte Daçiqi! Të gjithë do të gëzoheshin më shumë, sidomos ndërkombëtarët.
Por, Rama, ishte shumë i kujdesshëm në deklarime. Ai foli për karakterin ndërkombëtar të “DokuFest”-it. Sidoqoftë, Edi dukej mjaftë i relaksuar në qytetin historik të njohur, përpos “DokuFest”-it, për Lidhjen e Prizerenit dhe për faktin e deklaruar publikisht se ky qytet është edhe në zemrën e kryeministrit turk.
Po të flasim drejt, edhe një ngjarje ku thirren vetëm shqiptarët, ajo merr karakter ndërkombëtar. Të shpërndarë nëpër aq shtete ne i mjaftojmë vetvetes. Ne s’jemi lëvizje kombëtare, o njerëz, ne jemi lëvizje ndërkombëtare!
Sidoqoftë, sivjet qershori ishte i freskët, e 10 qershori krejtësisht i vaktë, ndërkohë që gushti na mori me vapë dhe me vizita të ngrohta. E ai erdhi nëpër vapë, erdhi në “DokuFest”. Dorën në zemër, “DokuFest” është një ngjarje e madhe kulturore në këtë vend. Edi pati kujdes për zhvillimet rreth veshjes këndejpari dhe nuk erdhi nudo, si e kemi parë në disa fotografi në internet, por erdhi I veshur me një buzëqeshje tashmë të relaksuar prej fitimtari dhe, për dallim prej paraardhësit të vet, u përmbajt nga çdofarë paternalizmi apo deklarate të fryrë. Foli veç për kulturën. Foli për një kalendar të përbashkët kulturor.
Mirë boll, pse jo! Kjo ndoshta do të jetë një vizitë ndryshe, njohjeje me kryeministrin e “vendit fqinjë” i cili na vuri disa herë edhe bllokadë ekonomike (kujto patatet, çimenton, mishin). Edhe mysafiri do të njihet me kryeministrin tonë historik i cili e lexoi një deklaratë pikërisht në ditën kur i thanë, u shpall “Washington” i Kosovës dhe u vëllazërua me të gjithë “armiqtë shekullorë”.
Mirë që po vjen kështu me veshje njerëzore, private se ne nuk e njihnim mirë kryeministrin e ri të Shqipërisë. Ai për arsye të ndryshme nuk pati publicitetin që i takonte.
Dikur, derisa ishte kryetar bashkie I Tiranës, Edi kishte ndarë pa hesap çelësa të (krye)qytetit, dhe një nga ata që e mori një çelës ishte edhe Goran Bregoviq. Pra, si njeri i artit ai mund të hynte pa trokitur nëpër portat e Tiranës. Nuk i kërkohej të linte në kufi as retorikën e tij shoviniste. Ai është artist.
Tash ndoshta, gjatë vizitës së radhës në Beograd, do të ishte e pritshme që edhe Edi të marrë çelësin e Beogradit, kështu që të hyjë e të dalë edhe atje pa trokitur në derë. Edhe Edi është artist!
Edhe Vlora ishte në Beograd, sivjet! Ende nuk dihet a do të shkojë tash edhe Beogradi në Vlorë, por Vlora nxitoi këto ditë në Prizeren ku bashkë me këshilltarin kryesor të kryeministrit të Kosovës e shoqëruan Edin. Të gjithë janë për integrime evropiane. Ishte edhe Mimoza në “DokuFest”, edhe shumë të tjerë që nuk i regjistroi media.
Nejse, kryetari Muja nuk ia dha çelësin e qytetit Edi Ramës, as nuk e shpalli qytetar nderi, por sidoqoftë, pas vizitës tejet miqësore në Turqi, është krejt e pritshme që edhe Prizereni të shkëlqejë nga gëzimi për vizitën e tij. Kjo llogaritet të jetë strategjia e kryeministrit kosovar për Prizerenin. Ka shumë gjasa që të gjithë bashkë, çelësin e Prizerenit t’ia japin te kryeministrit turk. Ndoshta kandidati i ardhshëm i suksesshëm për kryetar të komunës duhet të premtojë disa kompromise. Për shembull: të premtoj se kanë me e shpërngulë Lidhjen e Prizerenit në Pejë, sepse po pengon politikisht. Po i dëmton marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu dy lidhjet bashkë, ajo e Pejës dhe kjo e Prizerenit në një godinë, do të ishte diçka që do të “shitej” si shkurtim i buxhetit. Si politikë qeveritare e kursimit!
Edi ishte edhe në Prishtinë. Vizitoi ekspozitën e piktorit të njohur Simon Shiroka. Për këtë i njoftoi edhe fansat e vet në Facebook. Strategjia e Edit duket të jetë që rivalin e vjetër, të e mund edhe në Facebook. Kjo do të ishte rrënuese për kryeministrin në largim, të lodhur e të mundur në rrafsh real.
Duke iu referuar themeluesit të Facebook-ut i cili internetin e shpalli si të drejtë elementare njerëzore, e ftoj kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, që së paku në Facebook të tregohet i mëshirshëm për kundërshtarin e tij politik. Të respektoj të drejtat e tij njerëzore. Ah, rrugët zigzage të Shqipërisë. Si të nxjerrësh një politikë të drejtë prej këtyre rrugëve “që kërkojnë diell”?!
“Pa merak! Vetëm drejtë”, kështu më udhëzoi një shitës ambulant, në dalje të Korçës, kur po e pyesja se a jam në rrugën e duhur për në Gjirokastër. Nuk më shpëtoi pa e vërejtur një nënqeshje të tij ironike, e cila e shoqëroi përgjigjen e tij të shkurtër. Mbase do të ketë ironizuar me pyetjen time! Fundja, ku ka shqiptar që të pyet për veten e tij se a është në rrugën e duhur? Normalisht që është në rrugën e duhur! Pyetje pa lidhje do të thoshte çdo kosovar po të pyetej kështu. Por, Korçari më tha: “Pa merak! Veç drejt”! Me vete do të ketë menduar: “Vetëm futju rrugës ti, se të ‘drejton’ rruga ty pastaj”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos