Lidhja Eqrematike e Kosovës
Një lidhje jo fort pozitive e ka kapluar partinë, dikur më të madhe në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Klani apo lidhja që e udhëheq sot LDK-në mund të quhet lirisht Lidhje Eqrematike që reprezenton cinizmin më të përpiktë që mund të shihet sot në një udhëheqësi të një partie politike. Procesi zgjedhor brenda LDK-së po e dëshmon kacafytjen e vazhdueshme të këtij klani kurdo që flitet për delegatë që mendojnë ndryshe nëpër kuvende nëndegësh e degësh, ndërsa urrejtja më e madhe shtrohet ndaj kandidatëve për kryetar partie, dikur kundër Nexhat Dacit e tash kundër Bujar Bukoshit.Cilët, pra, janë anëtarët e denjë të Lidhjes Eqrematike të LDK-së apo të Kosovës?
I pari është Fatmir Sejdiu. Fatmir Sejdiu, ka qenë me dekada profesor i nderuar i së drejtës… në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Por, ditë më parë ka rënë prej “provimit” pikërisht në këtë lëndë. Një fjali (nen) i Kushtetutës së Kosovës që mund ta kuptonte gjithkush, ku thuhet se presidenti nuk mund përnjëherësh të jetë i tillë dhe të mbajë post tjetër në parti, nuk e ka kuptuar pikërisht profesori i dikurshëm i së drejtës… Ky moskuptim e ka vënë në telashe me Gjykatën Kushtetuese, e cila çuditërisht (se sot u bë vështirë t’u besohet gjykatave) e thotë fjalën si duhet, dhe prapë çuditërisht (se Sejdiu e mori me nervozizëm lajmin se po e shkel kushtetutën), Presidenti Sejdiu dha dorëheqje nga pozita e të parit të vendit. Menjëherë, duke shfrytëzuar kohën e zgjedhjeve brendapartiake “shkriu” pozitën e “ngrirë” si kryetar i LDK-së, dhe në stilin komunist nuk ia mbanë të shpallë kandidaturë për kryetar të saj, por qet spica përmes ndonjë altoparlanti si Lutfi Haziri apo Ismet Beqiri, dhe sorollatet e takon grupe mashkullore (ka pak femra në pamjet televizive) nëpër degë të partisë, duke i fryrë përçarjes.
Shkelja e kushtetutës apo “mosdija” e Sejdiut i ka kushtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës humbjen për herë të parë të pozitës së presidentit, dhe udhëheqjes së një prej tri pozitave më të rëndësishme në Kosovë prejse në këtë vend mbahen zgjedhje nga viti 1992. Ky është element i fuqishëm për të thënë se Sejdiu jo vetëm që ia ka humbur partisë atë të drejtë që e ka me nënshkrimin e koalicionit, por ai e ka humbur të drejtën morale për ta udhëhequr partinë. Bile i këtij mendimi është së paku një anëtar i kryesisë së LDK-së, Ali Lajçi, i cili po e kërkon dorëheqjen e tij si kusht për të patur zgjedhje fer.
Anëtari i dytë i kësaj lidhjeje është Eqrem Kryeziu, i cili pas vdekjes së Presidentit Rugova, sa herë që LDK-ja është në krizë, çon krye dhe nuk tërhiqet, ndonëse thotë se nuk “e ha ma atë kompir”. Njeriu që vendoste “rregulla” para Kuvendit paraprak më 2006 kundër kandidatit të atëhershëm për kryetar të partisë, Nexhat Dacit, e cila rezultoi në moskënaqësi të dhjetëra mijëra anëtarëve, që pastaj themeluan Lidhjen Demokratike të Dardanisë, po jep shenja cinike se po e bën të njëjtën gjë edhe tani kundër kandidatit për kryetar, Bujar Bukoshit. E përditshmja “Zëri” këto ditë raporton se Eqa po shkon nëpër nëndegë të partisë në Prizren për t’u përzier tek delegatët që mund të jenë kundër kandidatit të tij të preferuar, Fatmir Sejdiut.
Anëtari i tretë është Ramë Manaj. Ndonëse është zëvendëskryeministër (po, e ka pozitën e lartë sa të Hajredin Kuçit, po aty e ka zërin sa… të kujt? Më falni, po aty s’ka zë hiç!!!) ai njihet veç për familjarizimin e punëve qeveritare gjatë emërimit të ambasadorëve të Kosovës në botë. Ka tre vjet që është në qeveri, ulet në rresht të parë, e çon dorën kur e çojnë të tjerët,… dhe nuk flet gati kurrë. Kohët e fundit, e ka thyer akullin e heshtjes, dhe ka folur dy “fjalë të mëdha” (se po i kanoset karrigia) . E para, barazoi hyrjen e Ukës, djalit të presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me një hyrje të zakonshme të një të riu në politikë, duke “harruar” se Uka ka marrë pjesë dhe është ulur në rend të parë gjatë fushatës për zgjedhjet lolake më 2009 me udhëheqësit kryesorë të partisë. E dyta tha se Bujar Bukoshi, i cili është kandidat për kryetar “nuk është anëtar i LDK-së”, prapë duke “harruar” se Bukoshi është deputet i kësaj partie në Kuvend dhe ministër i po kësaj partie në Qeveri (Bukoshi ka qenë kryetar i Partisë së Re të Kosovës, që është shuajtur në kohën kur kryetari i saj, Bukoshi pra, ka hyrë listat zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e fundit kombëtare ). Plus, sa është e vështirë, të zgjohesh në mëngjes, të ndalesh në një zyrë dege të LDK-së dhe ta marrësh një librezë anëtarësie?!
Këta, dhe emra të tjerë të kryesisë së LDK-së përbëjnë Lidhjen Eqrematike, e cila nuk po i ndihmon proceseve “të brendshme” në parti e as proceset “e jashtme” në Kosovë (kjo vlen për partitë tjera). Tani, që ka ardhur fundi i mandatit të kësaj kryesie, “vendimi” i saj apo “marifetllëqet” e Lidhjes Eqrematike për të mos bërë fushatë për kryetar (pos për të preferuarin e tyre) tingëllon qesharake. Rregullat e lojës demokratike e thonë se në fund të mandatit, asnjë organ nuk ka pushtet moral për të bërë rregulla të reja, siç ka ndodhur në kuvendin paraprak, “rregulla” që e ndanë partinë, atëherë, më të madhen në vend. Me tërheqjen e Lidhjes Eqrematike nga ndikimi në politikat programore dhe udhëheqëse të saj, Lidhja Demokratike e Kosovës mund të këndellet përnjëmend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi