LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus 2X në Evropë

LG Optimus 2X në Evropë

Kompania LG fillon me shitjen ndërkombëtare të telefonit të vet të mençur Optimus 2X, e në Evropë do të duhej të paraqitej gjatë këtij muaji.

LG porosit se blerësit evropianë të telefonit të mençur Optimus 2X do të mund ta blejnë atë gjatë këtij muaji. Kompania ka filluar ta shesë këtë pajisje në Korenë Jugore gjatë janarit, e çmimi i versionit të hapur në Evropë do të duhej të kushtonte diç më pak se 500 euro.

Siç edhe dihet, bëhet fjalë për një celular të pajisur me procesorin dybërthamësh Tegra 2 me takt pune 1 GHz, ekranin 4-inçësh WVGA dhe kamerën e pasme 8-megapikselëshe si dhe kamerë të përparme prej 1.3-megapikselësh. Pajisja ka edhe 8 GB memorie interne (e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB me anë të kartelave të memories 32 GB), konektor HDMI dhe mbështetje për incizim dhe riprodhim të video materialeve 1080p.

LG thekson se Optimus 2X fillimisht do të shitet me sistemin operativ Android 2.2 (Froyo), e së shpejti do të duhej të pasonin përditësimet në Android 2.3 (Gingerbread). /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
Kalo në kategori