LAJMI I FUNDIT:

Lezhë, pritet funerali i nënës dhe dy vajzave

Lezhë, pritet funerali i nënës dhe dy vajzave

Tre viktimat shqiptare të përmbytjeve të ndodhura në Genoa të Italisë do të përcillen në banesën e fundit në Shënkoll të Lezhës, prej nga edhe janë.

Familjaret e gruas se re dhe dy vajzave të saj, prisnin që trupat e viktimave të mbërrinin të dielën në mbrëmje dhe të hënën përgatitën ceremoninë mortore në nder të tyre, por trupat ende nuk kanë arritur.

Familja Djala banon në Shenkoll të Lezhës. Djali tyre së bashku me bashkëshorten Shpresa dhe vajzat e mitura. Gioia, nëntë vjeçe dhe Janisa, një vjeçe, jetonin në Genoa, por pak ditë më parë ato humbën jetën pasi rrugët e qytetit u përmbytën nga ujërat. /TCH/Telegrafi/