LAJMI I FUNDIT:

Lexues i kartelave CF për iPad

Lexues i kartelave CF për iPad

Kompania MIC Gadgets prezanton lexuesin CompactFlash të kartelave memorike për iPad dhe iPad 2. Kjo risi do t’u pëlqejë sidomos poseduesve të aparateve fotografikë të avancuar SLR, të cilët shfrytëzojnë tip CF të kartelave memorike.

Në këtë mënyrë, iPad mund të shfrytëzohet për ruajtjen dhe shikimin e fotografive të bëra, por vetëm në formatin JPG.

iPad nuk mbështet leximin e fotografive RAW dhe video-incizimeve që kanë rezolucion mbi 720p dhe 30 fotografi në sekondë.

Lexuesi mbështet edhe kartelat moderne UDMA, ndërsa ofron edhe USB-lidhje për marrjen e fotografive nga aparati. /Telegrafi/