Shtëpia po “digjet”, e presidenti po shkruan letra. Kryeministrit. Nuk i shkruan për t’u koordinuar rreth pandemisë, por për qeverinë. Qeveria në detyrë nuk mundet, sipas tij, të menaxhojë këtë krizë.
Pasi e inicioi dhe me shumë gjasë e organizoi rrëzimin e qeverisë së koalicionit reformator, vetëm 51 ditë pas emërimit të saj, presidenti po ankohet se ajo “ashtu e rrëzuar” nuk e menaxhon dot krizën.
Pra, kohëve të fundit po i dërgon letra, Albinit. Prej konferencave në shtyp ka kaluar në komunikim me letra. Po e lutë për një emër, për mandatar tjetër. Gati sa nuk po i thotë “mos më detyro me e shkelë (sërish) Kushtetutën”!
Duket se gjithkush dhe çdo koalicion tjetër është i pranueshëm për presidentin, përpos kryeministrit në detyrë, i cili edhe përkundër ngutisë së presidentit nuk duket se e ka marrë me prioritet shqetësimin e tij. Shqetësimi i tij duken të jenë pandemia dhe qytetarët. Pandemia i ka çoroditur rolet. Kryeministri dhe qeveria në detyrë po përpiqen të i mbajnë në distancë nga njëri tjetri dhe të i izolojnë, ndërkaq Presidenti të kundërtën. Protagonizmi presidencial përball punës së pandalur qeveritare.
Është e qartë për gjithkënd se marrëdhënien mes tyre e karakterizon ndonjë simpati të madhe njerëzore apo edhe politike, madje as me ndonjë respekt reciprok, publik, madje as minimal. Në raste të tilla, kur detyroheshin të komunikojnë apo edhe të takohen, ata e kanë shfrytëzuar rastin të shprehin mos durimin e tyre, dhe kanë shprehur gatishmërinë të takohen dhe komunikojnë vetëm për aq sa i obligon kushtetuta dhe ligji.
Në vitet e fundit, u ka rënë të jenë protagonistë të një lufte për (pu)shtet e cila lë idenë se mund të kryhet vetëm me rënien përfundimtare të njërit prej tyre nga skena politike. Aq i thellë duket mos durimi edhe pse me shumë gjasë kjo nuk është aspak personale, por ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe fatin e politikave që përfaqësojnë, dhe interesave që qëndrojnë prapa tyre.
Përderisa kryeministri nuk duket i gatshëm të bëjë kompromise me z. Thaçi, dhe grupin e tij, sa u përket çështjeve të brendshme, presidenti duket se do të bënte kompromis. Ajo ku asnjëri nuk munden gjithsesi të bëjnë kompromise, e sidomos presidenti, ka të bëjë me udhëheqjen e dialogut me Serbinë, të cilin ai e sheh sikur kurorën e artë mbi kokën e tij, tashmë të thinjur politike.
Kryeministri në detyrë, Kurti, e ka deklaruar tashmë vendimin që ai të jetë, si kryeministër, udhëheqësi i dialogut, dhe me këtë renditje, fill pas vetes, si të dytin e ka renditur presidentin Thaçi në listën të cilën ai e ka dërguar edhe zyrtarisht, të personaliteteve dhe përgjegjësve që do të marrin pjesë në dialogun me fqinjin verior, i cili edhe 20 vite pas lufte po vazhdon të pretendojë mbi Kosovën.
Në planin e brendshëm, për Kurtin, presidenti Thaçi është simbol dhe drejtuesi i vërtetë i shtetit të kapur dhe të korruptuar të Kosovës, në bashkëpunim me krimin vendorë dhe ndërkombëtar, ndërkaq për presidentin Kurti është një person i etur për pushtet dhe autoritar. Po të mos kishte lëvizur shpejt me veprimet për shkapjen e shtetit, si e quan ai, ndoshta edhe taktika e presidentit do të ishte më pak agresive, por shkarkimet e bordeve ishin një goditje shumë e fortë, dhe “shkapëse”, sa kryeministri në detyrë i dha presidentit një rezultat të cilin ai nuk e kishte arritur asnjëherë më parë, të mbledh dy të tretat e deputetëve në anën e vet, dhe të rrëzojë kështu qeverinë e tij reformatore.
Pavarësisht se si erdhi në krye të shtetit, për mënyrën e parregullt, të zgjedhjes, përmes presionit në rrugë, gjithsesi mbetet fakt i pamohueshëm se që nga atëherë presidenti i ndenji në shalë “kalit” të çmendur të pushtetit, përkundër përpjekjeve të pareshtura, të gjitha kombinimeve opozitare për ta zbritur. Opozita, patriotike dhe qytetare, donin shkarkimin e presidentit për shkak të bisedimeve të tij të fshehta me presidentin e Serbisë, e me gjasë edhe me shërbimet e mira të kryeministrit shqiptar, Rama. Ky trekëndësh (gjeo)politik, gjithsesi i koordinuar edhe me Moskën dhe Ankaranë zyrtare, tashmë ka arritur që përmes lobimit të imponoj idenë e marrëveshjes përfundimtare , përmes shkëmbimeve të domosdoshme territoriale edhe në Uashington, edhe pse kjo duket se asnjëherë nuk është shtruar në nivelet më të larta dhe në takime zyrtare, por vetëm përmes aktiviteteve lobiste është bërë e ditur se palët kanë një projekt marrëveshje e cila mund të realizohet me mbështetjen e ShBA-së.
Kjo projekt marrëveshje, jo-ekzistuese sipas palëve, ndërsa e panjohur për administratën e SHBA-së, sipas deklaratave të zyrtarëve të lartë, mund të realizohet vetëm në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme, kur institucionet demokratike janë të pezulluara përkohësisht dhe pushteti do të u kalonte dy nënshkruesve të ardhshëm , të marrëveshjes dhe atyre që do të kujdeseshin përjetësimin e saj.
Lufta pro dhe kundër gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë e cila, siç e dimë, nuk ka ushtri të pranuar ndërkombëtarisht dhe nuk ka autorizime formale të futet në veri për të menaxhuar krizën, në fakt është luftë për udhëheqjen e dialogut, grabitje përmes një rruge kushtetuese i udhëheqjes dhe jetësimi i kësaj marrëveshje (jo)ekzistuese.
Ndërkohë, letrat e presidentit s’ka kush t’i lexojë. Janë zënë me pandeminë. Shpejtë priten edhe emisarët evropian, te kryeministri. Merkel dhe Macron po e marrin iniciativën dhe po i japin edhe një shans kryeministrit në detyrë. Por, presidentit nuk i pritet. Ai po e do një qeveri e cila e pranon udhëheqjen e dialogut nga presidenti. Për këtë Kurti është pengesë e (pa)kapërcyeshme. A është? Qytetarët janë në shtëpi. Çka na sjellin emisarët e Evropës?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!