LAJMI I FUNDIT:

Lenovo ThinkPad W520

Lenovo ThinkPad W520

Lenovo do të nxjerrë në treg laptopin ThinkPad W520, të bazuar në platformën e Intel, Huron River, ndërsa, sipas prodhuesit, bëhet fjalë për “një stacion punues mobil”.

Laptopi ka ekran 15.6 inçësh me rezolucion 1.366 x 768 pikselë, me ndriçim LED në prapavijë. Në ofertë janë procesorët Core i7-2620QM dhe Core i7-2720QM, me RAM 8 GB dhe disk 500 GB.

Grafika është Quadro 1000M (ose 2000M) nga Nvidia, ndërsa në ofertë është edhe moduli 3G, kurse mund të zgjidhni mes baterive me tre dhe gjashtë celula.

Çmimi i rekomanduar shitës për tregun amerikan për këtë laptop të kompletuar është 1.450 dollarë. /Telegrafi/