LAJMI I FUNDIT:

Lenovo nxjerr në qershor tabletin IdeaPad K1

Lenovo nxjerr në qershor tabletin IdeaPad K1

Tableti i Lenovo, i emërtuar IdeaPad K1, do të dalë në treg në muajin qershor.

Bëhet fjalë për tabletin me ekran 10.1-inç me prekje, me procesor Tegra 2 SoC, 1GB DDR2/RAM, memorje të integruar sipas preferencës nga 16-32 GB, një kamera në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel dhe një në pjesën ballore të tij me 2 megapiksel, Bluetooth 2.1, një portë USB-je dhe një HDMI.

Çmimi për këtë tablet të Lenovo fillon nga 450 $ e deri në 900 $ në bazë të parametrave që kërkon klineti. /Telegrafi/