LAJMI I FUNDIT:

Lenovo LePad në Kinë

Lenovo LePad në Kinë

Kompjuteri tablet nga Lenovo për të cilin është bërë shumë fjalë në panairin e sivjetmë të elektronikës shpenzuese CES, por edhe në atë të vitit të kaluar, del në shitje muajin e ardhshëm.

Lenovo lëshon në shitje tabletin e vet LePad në tregun kinez muajin e ardhshëm. Në tregun global ky kompjuter do të ketë premierën e vet në qershor.

Kompania Lenovo e ka pajisur këtë tablet me sistemin operativ LeOS, që në përkthim i bie version i përpunuar i Android 2.2 Froyo. LePad ka ekran 10.1-inçësh me rezolucion 1.280 x 800 piksela, është integruar procesori 1.3-gigahercësh Snapdragon, një gigabajt i memories punuese, Wi-Fi, 3G e Bluetooth, si dhe kamera me rezolucion prej dy megapiksela. Tableti do të ofrohet në versionet prej 16 e 32 GB memorie të integruara.

Kur të paraqitet në treg, çmimi fillestar i LePad do të jetë rreth 400 dollarë amerikanë. /Telegrafi/