LAJMI I FUNDIT:

Lenovo dhe Intel, laptop për fëmijë

Lenovo dhe Intel, laptop për fëmijë

Lenovo, në bashkëpunim me Intel kanë prezantuar ‘Classmate+’, laptop të lirë i dedikuar për fëmijët në vendet e zhvilluara.

Classmate+ ka ekran me diagonale 10.1 inçë dhe ka të vendosur dorezë për mbajtje, ndërsa funksionon përmes procesorit të Intel, Atom N455 dhe Windows 7.

Përmban RAM 1 GB, kamerë me rezolucion 1.3 megapikselë, shërbim për Wi-Fi dhe mundësi për vendosjen e baterive standarde dhe dyfish më të forta.

Këtë laptop nuk mund ta blini nëpër dyqane, porse do ta blejnë institucionet dhe agjencitë shkollore anekënd botës, ndërsa 158.000 njësitë e para, këtë pranverë do t’u takojnë fëmijëve në Buenos Aires. /Telegrafi/