LAJMI I FUNDIT:

Lëngjet e gazuara dëmtojnë spermën?

Lëngjet e gazuara dëmtojnë spermën?

Meshkujt të cilët çdo ditë përdorin më shumë se tre litra lëngje të gazuara kanë rreth 30% numër më të pakët të spermatozoideve se sa meshkujt të cilët aspak nuk i përdorin, bëjnë të ditur studimet e fundit daneze.

Shkencëtarët nga spitali Rigshospitalet në Kopenhagë bëjnë të ditur se zvogëlimi i numrit të spermatozoideve lidhet edhe me gjasat më të mëdha për infertilitet.

Sipas fjalëve të tyre, ende nuk është e qartë nëse këto rezultate janë pasojë e konsumimit të kofeinës së pranishme në këto lëngje, pasi vetë kafeja nuk ka çuar deri te dobësimi i spermës.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 2500 meshkuj të moshës së re, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën shkencore American Journal of Epidemiology. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori