LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet rëndë një punëtor gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Kumanovë

Lëndohet rëndë një punëtor gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Kumanovë

Një punëtorë ka marrë lëndime të rënda gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në Kumanovë, njoftojnë nga MPB.

“Punëtori është lënduar rëndë pasi ka rënë nga objekti në të cilën po punonte në Kumanovë. Dje në orën 10:30 në Kumanovë, në rrugën “Brigada e 3-të e Maqedonisë” derisa B.A. (31) nga Kumanova, i punësuar në një kompani private, ka punuar në një objekt ka rënë nga kati i parë me çka ka marrë lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

I lënduari është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, me çka për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në Qendrën e Emergjencës në Shkup./Telegrafi/