LAJMI I FUNDIT:

Lëndët kimike, plani bën hapa përpara

Lëndët kimike, plani bën hapa përpara

Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) janë në pritje të miratimit nga një vend i paidentifikuar, për shfrytëzimin e porteve të saj për të ngarkuar armët kimike vdekjeprurëse të Sirisë mbi anijen amerikane, e më pas për shkatërrimin e tyre në det të hapur (offshore), ka bërë të ditur kryetarja e misionit Sigrid Kaag.

Kaag, kryetare e misionit të përbashkët të OKB-së dhe misionit të OPCW-së në Siri, informoi të mërkurën Këshillin e Sigurisë në OKB, por nuk identifikoi se me cilin vend ishte në bisedime për shfrytëzimin e porteve.

“Jemi ende në pritje të konfirmimit nga një shtet anëtar, nëse porti i tij do të jetë i disponueshëm për ngarkimin e lëndëve kimike”, tha Kaag për reporterët pasi informoi KS-në, raporton TCH.

Kur u pyet nëse porti që do të përdorej ishte në Mesdhe, ajo shtoi: “Zona gjeografike është thuajse e njëjta, por jo, jo domosdoshmërisht. Për momentin, jemi duke diskutuar dhe shpresojmë që të kemi një konfirmim paraprak sa më të shpejtë”.


Ndërkohë që planet janë duke avancuar për transportimin e armëve kimike nga disa zona të ndryshme të Sirisë së përfshirë nga lufta civile, drejt qytetit-port Latakia në veri, ka shqetësime në rritje për sigurinë.

Sigrid Kaag tha për reporterët pas informimit në KS, në OKB, se “ka disa faktorë përtej kontrollit tonë”, që mund të ndikojnë planet ambicioze për të shkatërruar të gjithë arsenalin kimik të Sirisë, të programuar deri nga mesi i vitit 2014.

Autostrada që lidh Damaskun dhe qytetin verior të Homes-it, përgjatë rrugës drejt Latakias, ka qenë skenë e përgjakshme prej muajsh e sulmeve të trupave qeveritare kundër rebelëve, ndaj dhe Kaag tha se çështja reale është nëse kjo autostradë do të përdoret apo jo për të transportuar kontejnerët me lëndë kimike drejt portit.

Vende evropiane si Italia, Norvegjia dhe Danimarka janë vetofruar për të ndihmuar me transportin e lëndëve kimike siriane nga qyteti-port i Sirisë, Latakia, të shoqëruar me eskorta ushtarake për të ndihmuar në përpjekjet për siguri të lartë.

Lëndët kimike do të transferohen më tej drejt anijes amerikane në një tjetër port, ku do vendosen më pas në bordin e anijes së modifikuar amerikane, enkas për shkatërrimin e tyre.

500 tonë lëndë kimike të Sirisë do t’i nënshtrohen më pas procesit të neutralizimit në det të hapur, nëpërmjet lëndëve të tjera kimike përmes procesit të njohur si hidrolizë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Ukrainasit thonë se kanë përparuar në rajonin rus të Kurskut, duke siguruar pozicione të reja

Ukrainasit thonë se kanë përparuar në rajonin rus të Kurskut, duke siguruar pozicione të reja

Botë
Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028

Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028

Amerika
Kalo në kategori