Lëkura e tretë e gjarprit
Qysh po lajmërojnë mediat, një këngëtare e njohur për faktin se shplohej më tepër se të tjerat, përsëri u mbulua! E kryeministri jo! Dorën në zemër, kohëve të fundit pakkush ishte zbuluar aq shumë sa këta të dy.
Derisa po spekulohet se këngëtarja është mbuluar vetëm për muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri edhe këtë muaj po del lakuriq para njerëzve. Këtë lakuriq luteni ta kuptoni gjithnjë në kuptimin politik të fjalës. Kështu, derisa e para shplohej fizikisht, kryeministri është shpluar krejtësisht politikisht. Kushdo mundet lirisht me e portretizu në formën e një tabloje politike – nudo!
Derisa në shtetin fqinj, kryeministri i ri tashmë është famoz për fotografitë e tij nudo, dhe shumëçka tjetër, ky i yni jo! Ky njihet për veshjen shik, dhe “modestinë” e tepruar politike.
Derisa këngëtarja vet-fotografohej me telefonin e saj modern, kryeministri i përdorë kryesisht mediat e tij publiko/private. Mund të thuhet lirisht se kryeministri ka bërë jetën e tij politike nëpër shkujë. Tash pas marrëveshjes mund të përdorim edhe fjalën aq popullore – “promajë”! Nuk është më jopatriotike! Pra, promajë në të gjitha anët rreth kryeministrit dhe ai ende po mbijeton politikisht! Ai po del lakuriq (gjithnjë në kuptimin politik të fjalës), para qytetarëve. Madje, as nuk po e mbulon fytyrën me duar. S’ka më marre. Në politikë si duket marrja ka ‘dekë!
Ai nuk po mbulohet fare! Po e mbulojnë! Baronesha erdhi prej Brukseli me ia mbulu këmbët me batanije. Edhe pse thonë se gjarpri nuk ka këmbë. Por, çka është e sigurt, e sigurt! Disa madje po shkojnë edhe më larg. Kundërshtarët po e theksojnë faktin se fundja edhe Nobeli pat fluturu tuj ba eksperimente me eksploziv.
Në fakt, marrëveshja dhe amnistia ishin një lloj eksplozivi politik, por kryeministri nuk fluturoi. Ai e hoqi edhe lëkurën e dytë! I konvertoi të gjitha meritat nacionale në merita ndërkombëtare. Konvertibile! U prish me të gjithë miqtë vendorë me të cilët krenohej! Nuk po i viziton as në burgje, e as nëpër oda! Gjithsesi, ai i din punët e veta! Unë nuk do ta fajësoja tepër. Se, marrëveshja u bë, sepse kështu e kërkoi padroni! Edhe amnistia u bë me kërkesë nga e njëjta adresë. Kryeministri ishte më tepër lobist, zëdhënës!
Përndryshe, populli u shqetësu. Rroni e Fisi flenë përjashta 5-6 ditë para Parlamenti. Edhe netët morën ftohtë. Madje ra edhe shi. Edhe nëpër shi po flemë!
Ne të tjerët e përcillnim situatën prej Facebooku. Me fara e kikirika! E bëmë llajk edhe flinë , e cila mori disa mijëra llajka, por për ironi, gjysma e saj mbeti pa ngrënë. Kështu po thotë Fisi në Facebook! Flinë e porositur për protestues, nuk kishte kush me e hangër! Krizë! Ka rënë edhe industria e protestave!
Krejt pas kësaj melodrame, batanijet dhe banderolat u bartën në Facebook. Hashimi shkoi në Bruksel. S’po mundet me ndejtë as një javë pa Ivicën. As pa baroneshën. Në raportimet rreth tyre gazetat ishin të pashpirta dhe të pacipa. Ka ecë teknologjia. Ka përqafime e përqafime! Sidomos në politikë!
Kryesorja, pas aprovimit të amnistisë, ministri i Drejtësisë na e hoqi gajlen kryesore. Nuk ka me u amnistu Xhabiri – premtoi! As Xhemaili dhe djemtë e Grabovcit!
Tash, diqysh krejt kjo po i bie punë inati me Xhabirin , Xhemailin dhe djemtë e Ademit të cilët e patën rreh keq policinë e Kosovës! E qysh ka thonë ai i moçmi: “E ke rreh një polic, e ke rreh krejt policinë” . Ani çka se e kanë rreh? Mirë ia kanë ba! Pse me hy në polici kur nuk mundet me i dalë zot veti. Pastaj, ne presim me na dalë zot edhe neve, le më vetes! Mirë ia kanë ba!
E opozitës po i dhimbset policia, edhe pse i ka rreh ata, madje goxha keq! Diqysh opozita po del gjithnjë e pakënaqur. Me e rreh policia – keq! Me e rreh policinë – prapë keq! Pështjellim emocional!
Tash, krejt të amnistuarit, ministri edhe s’ka mujtë me i përmend me emër se janë shumë. Pastaj janë edhe biznesmenët, politikanët. Janë interesat, dhjetëra e mbase qindra-milionëshe. Janë edhe njerëz që kanë përfitu nga kriza në veri, por s’janë përmendur poshtë e lartë nëpër media. Se ata nuk duan publicitet. Edhe unë po flas të vogël, për mos me e zgju prokurorin dhe antikorrupsionin!
Nejse, luftë e madhe shkoi në media rreth këtij ligji dhe marrëveshjes në përgjithësi. Kryeministri doli e i mori krejt meritat vet. Ai gjithnjë e paska pasë mirë. Sepse, gjithnjë ka bërë kompromise. Madje u anku për ndërrimin e roleve duke lënë të kuptohej se ai vetëm e ka kryer punën e krejt shtetit. Madje edhe të shoqërisë civile! Sepse OJQ-të, sipas tij janë pa koncept të qartë dhe kanë rrëshqitur në nacionalizëm e ekstremizëm, çka nuk përkon me filozofinë e saj. Tash kur ndalesh me mendu kthjelltë, nuk është se nuk ka të drejtë. E ka vjedhë idenë e shoqërisë civile për bashkëpunim, kompromis social! Krejt ai i ka ba… vet! Pa e mbajt kurrkush!
Krejt kjo sipas kryeministrit ka fillu me 25 korrik! Verë, vapë, monotoni, rënie e përgjithshme e interesimit për çështjen e Kosovës dhe pastaj hyn në skenë, ai, Supermeni. Pa e mbajt kurrkush ai e merr një vendim me i ra veriut, ku pas një lufte heroike me mediat, kryeministri mezi i pat tërhequr viktimat e suksesit të tij! I tërhoqi disa me helikopter të KFOR-it, e ca me të EULEX-it. Kryesorja, me përjashtim të një polici që ra në fushën e ikjes, të gjithë patën shpëtuar shëndosh e mirë me ndonjë ther këmbëve, e mbase edhe… aty-këtu. Tash, tuta nuk është kategori e matshme, por… nejse!
Në krejt këtë tollovi, në këtë storje suksesi, po mendoja se si me i ra gumë traktori e me e shlye ikjen masive të qytetarëve nga parajsa e quajtur Kosovë. Kosova, ky produkt ndërkombëtarë dhe pak vendor, nuk po u pëlqen shumë vetave të cilët po paguajnë shuma të majme për me ikë ilegalisht prej këtu. Nuk po e përballojnë dot tërë këtë storje të suksesit. Krejt prej inati e kanë. Shumë prej tyre po përfundojnë në kampe në Hungari. Kjo po na e prishë imazhin e mirë që po e krijon kryeministri me kompromise dhe vetëvendosje. Po vendosë vet. Çka po donë po bon!
Qeveria është alarmu, përndryshe. Po sillet si ide nëpër kuluare që edhe qeveria kishte me qenë mirë me kopju Vetëvendosjen. Me dalë e me blloku Merdaren. Me trupat e tyre me i ndalë autobusët që po e zbrazin Kosovën. Jo se e kanë gajle, por është punë standardesh, kriteresh për liberalizim. Edhe me i mbulu (mos)sukseset e veta.
Nejse, këngëtarja jonë e famshme për vijat e trupit që i ekspozonte në rrjetet sociale, u mbulu sërish! U mlue, u shplue , e pastaj… u mlue. Kosova është vend i mundësive. N’dash mloju, n’dash shploju… njëjtë! Me rëndësi me folë për ty! Me ta ba llajk!
Ndoshta Fuadi nuk pajtohet me krejt këtë, por Albini po duket se ka problem. Qika i ka mbi 16 vjet. Në dashtë me u mbulu – OK! Në dashtë me u shplu – prapë OK! Për veti e ka! Është një rreth i mbyllur!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos