Me tre djemtë e saj është lëshuar në qendër të qytetit të Pejës, nga fshati Loxhë. Ka bërë nja 5 kilometra deri te destinacioni. Te Xhamia e Xhyfatynit.
Njëri nga djemtë e saj mban me vete “Abetaren”. Ka pak ditë që ka nisur viti shkollor dhe nëna nuk do “t’ia lërë asgjë rastit”.
Vendos të besojë në traditën e moçme, sipas së cilës, shkuarja në tyrbe, do t’i bënte hair djalit në shkollë. Dy djemtë e tjerë janë më të vegjël se ai që ka nisur shkollën, por nëna do të sigurohet edhe për të ardhmen e tyre. Dhe do t’i kryejë të gjitha adetet.
Abetaren e lë te dritarja e vogël e godinës që brenda ka varrin e gruas që vdiq e u varros aty më shumë se 300 vjet më parë. Merr nga bluza e djalit të saj një fije peri, e shkul atë me forcë dhe e lidhë për rrjetën e dritares së vogël, ku mbizotëron yndyra e kundërmon era e qirinjve. Prej tymit është nxirë gjithë korniza.
“E çka po bën kështu”, pyet djali i vogël gjithë kureshtje.
“Po e lidhi perin këtu se është mirë”, i përgjigjet e ëma, derisa ia ofron “Abetaren”. Shkon në murin e prapmë të objektit dhe ia ofron buzët. Thotë ca fjalë dhe bën sikur pështyn, për “t’i larguar të këqijat”.
Më tepër shpjegim se sa që i “kanë thënë se është mirë, i bën hair fëmijëve për shkollë”, kjo nënë e re nuk ka as për gazetë dhe nuk do që t’i përmendet emri.
Thotë që kjo është hera e parë që ajo vjen në këtë tyrbe, por e di se sidomos të premteve në kohën e drekës aty vijnë shumë hallexhinj. Për çkado që ua merr mendja se shpirti i “Princeshës së trëndafiltë” do t’u ndihmojë. /Koha Ditore/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Bota e mençur

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

PEHLIVANËT

Udhëpërshkrim nga Sanxhaku i Novi Pazarit: Kur gjuha përcakton kombin - si u shndërruan shqiptarët në boshnjakë?
“Miku i fëmijëve”: Historia e errët pas fotos së famshme të Stalinit!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës