Le të njihet kontributi i elitës myslimane shqiptare
Që në fillim dua të theksoj se ky shkrim nuk ka karakter hulumtues dhe, jo domosdoshmërish, ka të bëjë drejtpërdrejt vetëm me ata që u angazhuan për çështjen kombëtare. Kjo nuk mëton të minimizojë kontributin e atdhetarëve tanë në rrafshin kombëtar, e aq më pak të nënvlerësojë atë, ngase siç e dini, kauzës kombëtare i kanë shërbyer edhe shumë prijës fetarë myslimanë, si Hoxha Tahsini, Muhamet Çami, Myderriz, Imer Prizreni, Hafiz Ali Ulqinaku, Haxhi Ali Elbasani, Hafiz Ali Korça, Haxhi Mulla Zeka, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Adem Boriqi, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Hasan Masurica, Haxhi Ismet Dibra, Mulla Isuf Kraja, Mulla Said Bajdeni, i njohur si Hoxhe Voka, Mulla Zekë Bërdynaj, Mulla Sinan Duga, Mulla Emin Miftari, Mulla Musë Dërguti, Tahir Efendi Lluka, Mulla Haki Sharofi, Mulla Hasan Nahi, Mulla Vesel Guta, Mulla Sadri Prestreshi e shumë e shumë të tjerë.
Madje këtë kontribut e nënvizon në formë poezie edhe Gj. Fishta në Lahutën e Malcisë, ku për një hafiz mysliman thurë këto vargje:
Shtrinë të ngratin Hafiz Myslimin/ dhe në dru e rrahën trimin/ sado që ishte një “ Hafiz”/ jam shqiptar me gjuhë e fis/ jam shqiptar përgjigjet Hafizi/ deri që ashti i kambës i krisi…
Në kohën kur për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po bëhen studime të shumta për të zbardhur kontribute të personaliteteve shqiptare në fusha të ndryshme, duke qenë se ne jemi përfaqësuar në botë, sidomos në lindje, nga personalitet, emrat e të cilëve figurojnë ndër më të mëdhenjtë në fushën fetare, këtë shkrim e rezervuam për të qenë ekskluziv vetëm për ta.
Motiv për këtë shkrim kam një veprim të mençur të ndërmarrë nga KK-Pejë, e cila një nga rrugët e këtij qyteti e ka emërtuar me emrin e dijetarit të madh, kolosit të shkencave islame, eruditit Abdu-l-Kadir Arnautit. Konsideroj se edhe pse një gjest simbolik, sidomos për kohën dhe rrethanat tona, është shumë domethënës. Ndaj, në vijim do t’iu paraqes emra nga ata me të cilët do të duhej të mburreshim si komb.
Ndër të parët dhe më të rëndësishmit është Shejh Nasirudin Albani, i lindur në Shkodër më 1914 dhe i shpërngulur më pas në kohën e mbretit Ahmet Zogu, në Damask të Sirisë. Nasirudini shumë shpejt do të bëhet i njohur në Siri, për të lëvizur më pas në Medinën e ndritur si mësimdhënës, e pastaj për të kaluar përfundimisht në Jordani, atje ku edhe do ta zinte vdekja. Nasirudini ose Shejh Albani, siç njihet, ishte dijetari më i famshëm në botë i shekullit XX, në veçanti në shkencën e hadithit. La pas vete me qindra libra, shumica e të cilave janë të botuara dhe të shpërndara gjithandej nëpër botë. Sot nuk ka studiues të shkencave fetare anekënd botës që nuk ka dëgjuar për dijetarin e madh shqiptar dhe që nuk punon me dijen e tij të lënë pas vete.
Krejt bota islame krenohet me hoxhën tonë, ndërsa ne shqiptarët as që e njohim bile. Ata na e kanë lakminë që ka qenë bir i yni, ndërsa ne shumë pak flasim për të. Shejh Albanin kam pasur fat ta takoj personalisht më shumë se një herë dhe të bisedojmë me të për islamin në Kosovë dhe për gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi në Ballkan.
Hiq më pak se Albani nuk është edhe shkodrani tjetër, Shejh Shuajb Arnauti, i lindur në Damask të Sirisë me 1928, familja e të cilit ishin shpërngulur nga Shkodra vetëm dy vite para se të lindte ai, pra më 1926. Edhe ky që nga fëmijëria filloi të merret me shkenca Islame dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të punojë me orë të tëra, ani pse gati i ka mbushur të nëntëdhjetat. Jeton dhe vepron në Aman të Jordanisë, ndërsa është autor i shumë librave me vlerë. Është, po ashtu si Albani, shumë i njohur në tërë botën Islame. Ka vizituar tokat shqiptare disa herë radhazi dhe vazhdon edhe sot të përkujdeset për shqiptarët që jetojnë në Jordani, në veçanti për studentët të cilët studiojnë atje.
Bashkë me këta kolosë është edhe një kolosë tjetër shqiptar shumë i famshëm, një shkodran tjetër i quajtur me emrin Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili po ashtu pati fatin, sikurse shokët e tij, të lindë në Shkodër mel 1923 e më pas të shpërngulet në Damask me familje, ku vazhdoi të mësojë e të punojë në Damask për një kohë të gjatë. Më pas kaloi si profesor në Medinën e ndriçuar, pastaj në Riad, më pas në Aman të Jordanisë, pastaj në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe së fundi në Damask, ku vazhdon të punojë edhe më tej. Është shumë i njohur në shkencën e Fikhut – Jurisprudencës islame. Ka shumë libra e punime shkencore.
Me të gjithë këta kolosë kam pasur rastin të rri dhe të marr dije nga ta. Lum toka shqiptare që i ka lindur këta bij. Lum populli që i ka. Andaj, mendoj se duhet që sikurse këta kolosë t’ia paraqesim popullit tanë, në veçanti nxënësve dhe studentëve tanë, sepse këta na e kanë ngritur kokën lartë dhe kombin tonë e kanë bërë të njohur në katër anët e botës. Allahu i pastë mëshiruar ata, ndërsa neve na bëftë ta ndjekim rrugën e tyre. Dhe, së fundi, falënderoi KK të Pejës për hapin e ndërmarrë me shpresën se shembullin e tyre do ta ndjekin edhe të tjerët.
Mirë u takofshim javën e ardhshme.
Deri atëherë, selam alejkum!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?