LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shpend Ahmeti dështoj me investimet kapitale

LDK: Shpend Ahmeti dështoj me investimet kapitale

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se shmangia nga debati i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për punën e tij dhe mosrealizimin 6 mujor i buxhetit, shënon shmangien që i bën një kryetar komune transparencës, njërit nga parimet themelore të qeverisjes dhe të demokracisë.

Flamur Shala asamblist i LDK-së në Kuvendi Komunal të Prishtinës tha se njëri nga parimet themelore të Kartës Evropiane për Qeverisje Lokale është “kontributi jetik i vetëqeverisjes lokale për demokracinë” që duhet zhvilluar përmes qeverisjes transparente.

“Përveçse nuk doli para Kuvendit të Prishtinës për muaj të tërë për ta zhvilluar debatin normal, kryetari i kryeqytetit nuk e solli para Kuvendit, raportin buxhetor të punës së tij të periudhës janar-qershor 2015. Një veprim i këtillë në kundërshtim të hapur me ligjin nuk i shërben transparencës, madje lë për të dyshuar për shkelje të rënda ligjore”, tha Shala.


Sipas tij, Shpend Ahmeti ka dështuar t’i realizojë projektet sipas planit buxhetor, sidomos ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale, me vetëm 8,85 për qind të investimeve në periudhën 1 janar – 3o qershor 2015.

“Përqindja e realizimit prej 13.74 të projekteve kapitale sipas raportit të kryetarit Shpend Ahmeti del kështu, vetëm me projektet e bartura nga viti 2014 që nuk i ka realizuar në kohën kur është dashur të realizohen”.

Po ashtu Shala ka thënë se dërgimi i Raportit në adresat elektronike të këshilltarëve, duke mos e bërë transparent në Kuvendin e Prishtinës përmes debatit, po ndodh ngufatja e transparencës.

“Një dukuri mjaft e ndjeshme që po ndodh në Komunën e Prishtinës është largimi nga puna i punëtorëve-shërbyesve civilë, pa proceduara ligjore, pa nxjerrje të performancës dhe pa vlerësimin e punës. Largimi i tyre behet edhe me një fjali: Nuk do të jesh nesër në punë!”, theksoi Flamur Shala nga LDK-ja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori