LDK – pa lider?
Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht është pa lider. Sejdiu, Bukoshi, Mustafa… nuk janë të denjë për t’ia rikthyer dinjitetin partisë. Letra e Obamës nuk e ndihmon Sejdiun.
I dërmuar nga një mospajtim i brendshëm për t’u tërhequr nga posti i Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu duket se ka nevojë për më shumë kohë për të ardhur te përfundimi i arsyeshëm se vitet e mjaltit të karrierës së tij politike janë harxhuar. Ende nuk e dimë vendimin e tij definitiv, por rizgjedhja e tij për kryetar të LDK-së ka gjasa reale që ta përgjysmojë edhe njëherë këtë parti. Në këtë rast do të krijohej një humbje e dyfishtë, për partinë dhe për liderin. Në konstelacionin e ri të forcave politike që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme nacionale, LDK mund të bjerë në një vend më poshtë nga lista e subjekteve politike. Duke llogaritur se PDK si rival i saj politik pritet të dalë përsëri në krye të kësaj liste, mundësia që LDK të shfaqet edhe njëherë si forcë serioze për pushtet do të jetë shumë e vogël. Në këtë situatë, Fatmir Sejdiu do të mbetej një lider i parëndësishëm i një partie me nja 15 për qind të votave pa të ardhme të qartë politike, për partinë dhe vetën e tij.
Ëndrra e Fatmir Sejdiut për t’u bërë kryeministër nuk përkon as me ambiciet e tij reale politike e as me ndonjë shans të favorshme për të. Përkundrazi, duket se koha tash e tutje punon kundër tij. Reagimi i parë në Kryesinë e LDK-së, ku atij iu kërkua dorëheqja nga posti i kryetarit, është vetëm sinjali i parë që brenda kësaj partie do të rritet pakënaqësia ndaj kthimit të tij në postin e të parit në LDK. As “amaneti” i Ibrahim Rugovës nuk do t’i hyjë më në punë, sepse pasardhësi biologjik i Rugovës tani ka dalë hapur në mbështetje të një kandidati tjetër. Së shpejti, ish presidenti do ta kuptojë, se inkurajimet e ardhura nga perëndimi për gjestin e tij “burrëror” të dorëheqjes, kanë qenë vetëm shprehje kurtuazie nga vendet mike në shenjë respekti për punën e tij të bërë deri në përfundim të detyrës e kurrsesi dritë e gjelbër që ky të vazhdojë me synime të reja karrieriste, siç kanë mundur t’i përkthejnë gabimisht mesazhet e tilla ai dhe grupi i mbështetësve të tij. As Letra e Presidentit të SHBA-ve, zotit Barack Obama nuk ndihmon gjë në këtë aspekt. Do të ishte një lexim i gabueshëm sikur Fatmir Sejdiu të tentonte për të përfituar politikisht nga kjo Letër me përkushtim miqësor ndaj vendit dhe vetë ish presidentit Sejdiu. Për më tepër, kjo do të ngjante në një keqpërdorim ekstrem të mesazhit të shtetit më të fuqishëm në botë që ka të bëjë me mbështetjen e Kosovës në vazhdimësi, si shtet i ri dhe me aspirime perëndimore, pa marrë parasysh se kush do ta zërë vendin e Sejdiut e kush do të jenë përfaqësuesit e rinj që do të dalin nga vota e lirë e sovranit.
Rasti i Fatmir Sejdiut, i cili ka lënë postin e presidentit si shkelës i Kushtetutës, për logjikën e botës demokratike (lider i së cilës është SHBA)trajtohet si një skandal politik që ka dëmtuar interesat nacionale të vendit. Pra, një insistim i tij për ta kapur fillin aty ku është këputur, nuk ka gjasa të tumirët nga miqtë ndërkombëtarë. Kjo assesi nuk do të thotë se ai absolutisht nuk mund të bëhet kryetar I LDK-së, ose kryeministër i Kosovës, por kjo do të thotë se nëse deri tash barka e Fatmir Sejdiut ka shkuar në drejtim të valës, tani atij i duhet ta shtyjë atë në drejtim të kundërt. Njeriu i skandalizuar në detyrën e tij shtetërore, në vendet që demokracinë nuk e mbajnë si dekor, si ndodh në disa shoqëri ballkanike, por si mekanizëm të brendshëm të marrëdhënieve shoqërore e politike, nuk ka shpresa reale për karrierë të mëtejmë politike. Duke ditur se Evropa dhe SHBA mbështesin krijimin e një shteti me standarde perëndimore e jo kuazidemokratike, pritet që në ditët në vazhdim Fatmir Sejdiu të jetë gjithnjë më i izoluar nga faktori ndërkombëtar. Kjo pritet të krijojë ftohje te anëtarësia e LDK-së dhe te bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë partiakë.
Nëse epoka e Fatmir Sejdiut mund të konsiderohet si e përfunduar, shtrohet pyetja çka tutje? Kush janë akterët e rinj që mund të garantojnë që kjo parti politike të mbetet ende parti relativisht e fuqishme në vend. A është ky Bujar Bukoshi ? Apo ish ministri i tij, Isa Mustafa? Fakti se Isa Mustafa është i hamendur dhe anon më tepër nga të qenit peng i një epshi të fortë të Sejdiut për pushtet, apo i një kodi sa primitiv aq edhe stereotip të moralit, kur ruajtja e miqësisë paraqitet si kult sine qua non, flet për nivelin e ulët të vetëdijes së tij politike dhe për mungesë të premisave lideriste. Njëkohësisht, rezultatet e dobëta të punës së Mustafës si drejtues i kryeqytetit të vendit paraqesin një referencë negative për aspirimin e tij në karrierën politike. Ajo që e ka shquar Isa Mustafën ka qenë qëndrim i tij oponent, ose më mirë të thuhet rebelues ndaj koalicionit qeverisës e jo puna, apo parimet e tij programore a morale. Një qëndrim i tillë konfrontues ka mobilizuar rreth vetes tërë energjitë aversive dhe provincialiste të Prishtinës ndaj elementit të luftës që ka marrë rol kyç në drejtimin e proceseve madhore të vendit. Kjo vale euforike ka pasur rol vendimtar në përcaktimin e fitores së Isa Mustafes në Prishtinë.
Nëse shikohet pak më thellë, vetë Isa Mustafa po edhe ish shefi i tij Bujar Bukoshi, janë figura kontraverze të rehabilituara nga mentaliteti komunist i ish presidentit Sejdiu. Ai vendosi që ta injorojë potencialin rinor, si resurs i vërtetë veprash dhe ideshë progressive dhe të kthejë në politikë njerëz me histori të dyshimtë dhe moral të komprometuar që mund t’i përdorte aq sa i duheshin dhe t’i shantazhonte kurdo që i duhej atij. Bujar Bukoshi si ish kryeministër dhe Isa Mustafa si Ministër në Qeverinë Bukoshi llogaritet të kenë shumë mëkate nga e kaluara e tyre. Pyetja që ata kurrë nuk i janë përgjigjur është menaxhimi i dyshimtë i Fondit të 3 përqindëshit gjatë kohës së luftës dhe paqartësia për fatin e mbetjes së asaj shume pas luftës. Ata duhet të tregojnë për përfitimet e tyre eventuale nga ky fond, kur dihet se të dytë posedojnë biznese dhe pasuri me prejardhje të dyshimtë.
Bujar Bukoshin e mori Sejdiu për ta konfrontuar PDK-në në moment të caktuara pa llogaritur se e njëjta tytë mund të kthehej kundër atij personalisht. Situata është tejet paradoksale. Etiketa e shkelësit të Kushtetutës tani e vë Fatmir Sejdiun në pozitë edhe më të keqe, kur jo vetëm Bukoshi, por cilido anëtar partie do të mund ta shantazhonte edhe në garat zgjedhore për një kryetar nëndege të LDK-së.
Pra situata është e tillë kur nuk dimë se kush është në pozitë më të keqe, vetë Fatmir Sejdiu që me plagë të rënda morale pretendon ta rimarrë fronin e LDK-së, apo LDK-ja që s’ka kandidatura të denja për të parin e partisë. Bazuar në zhvillimet e deritashme, LDK-së i imponohet si zgjidhje ajo që është më pak e keqe se tjetra. Cila është më pak e keqe do të vendosë anëtarësia e saj. Por kjo nuk e shpëton LDK-në nga kurthi i merimangës në të cilën gjendet tani. Asaj i duhet një lider i profilit tjetër nga Sejdiu, Bukoshi, Mustafa & kompani që mjerisht nuk po shohim të shfaqet këto ditë. Të shpresojmë se befasia do të ndodh në minutën e fundit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?