LAJMI I FUNDIT:

Laptopë të rinj Acer Aspire

Laptopë të rinj Acer Aspire

Javën e kaluar nga Acer njoftuan se në Evropë do të paraqiten dy laptopë të bazuar në platformën Intel Huron River, edhe atë modeli Aspire 5750 me 15.6 inçë dhe modeli Aspire 7750 prej 17.3 inçësh.

Të dy modelet funksionojnë me sistemin operativ Windows 7 Home Premium dhe ofrohen me softuerin claer.fi, i cili mundëson këmbim të lehtë të përmbajtjes në mes të pajisjeve të ndryshme.

Çmimi bazë i modelit Aspire 5750 është 549 euro, ndërsa karakteristikat e tij janë: Ekrani i ndriçuar në prapavijë LED me rezolucion prej 1266 x 768 pikselësh, gjenerata e dyte e procesorit Core, 4/8GB memorie sistemike, grafikë të integruar Intel apo grafikë diskrete Radeon HD.

Modeli Aspire 7750 posedon ekran me rezolucion 1600 x 900 pikselë, dhe sasi të ngjashme memorie sikurse modeli 5570. /Telegrafi/