LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Mendoni për Arsenalin, jo për Realin

Laporta: Mendoni për Arsenalin, jo për Realin

Presidenti blaugran Joan Laporta ka porositur skuadrën e tij që të fokusohet vetëm tek Arsenali dhe të mos mendojë për ‘el Classicon’.

“Është fitore e madhe pasi që na jep kurajë para takimit në Ligën e Kampionëve të martën ndaj Arsenalit. Të jesh në gjendje të luash një ndeshje, siç bëmë ne të shtunën, ndaj Athletic Bilbaos që luajti në Evropë, vërtetë është për çdo lëvdatë”.

“Tani duhet të fokusohemi tek Arsenali. Ne do të hyjmë në ndeshjen kthyese me një rezultat pozitiv për ne, por sfida është ende e hapur dhe ka nevojë që ne të japim më të mirën”.

“Nuk, dua të flas e as të mendoj për Real Madridin. Reali mund të mendojë për ‘el Classicon’ që prej të hënës, kurse ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë sepse kemi ndeshje shumë më të rëndësishme. Nuk e di nëse klubi do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar. Jemi eliminuar nga Copa del Rey, por luajmë në të njëjtin nivel”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/