LAJMI I FUNDIT:

Lançohet navigatori i mençur

Lançohet navigatori i mençur

Të gjithë ata që janë të apasionuar për udhëtime, do të mund të kenë pranë tyre edhe Androidin navigues.

Kompania Koreano-Jugore “Thinkware” ka nxjerrë në treg modelin e tij të rij navigator i mençur, të quajtur K9. Ajo që e bën të veçantë këtë pajisje është fakti se ai ka një 1GHz Cortex A8 CPU dhe 512 MB/RAM.

Ky prototip ka gjithashtu një ekran 9-inch me prekje, programim të Google Android 2.2, GPS, dy porta hyrëse për kartat SD dhe memorie të integruar 8-16 GB. Ky tablet sapo ka dalë në tregun Korean dhe kushton 417 $. Në fillim të vitit të ardhshëm, ai është menduar të shpërndahet në Evropë. /Telegrafi/