Robert Thomson
“Lajmet e rreme duket se, krejt papritur, janë bërë të modës”. E rremja ka më shumë se një dekadë që përhapet, por sot, për shkak të shkallës së lartë të ndryshimeve që duopoli digjital – Google dhe Facebook – kanë imponuar mbi lajmet dhe reklamat, “rrenat online” janë bërë më të dukshme. Dy publikuesit më të fuqishëm të lajmeve në histori, së bashku, kanë krijuar një ekosistem i cili është jofunksional dhe destruktiv nga pikëpamja sociale.
Nuk ka asnjë dyshim se të dy kompanitë mund të kishin bërë shumë më tepër, për të nënvizuar se ka një hierarki të përmbajtjes (content-it), por në vend të kësaj ata shtuan fitimet dhe fuqinë, duke adoptuar një filozofi të “tokës së sheshtë” e cila nuk bën dallim mes të rremes dhe reales, për një arsye të thjeshtë: fitojnë shumë para nga të dyja.
Duopoli digjital kontrollon afro dy të tretat e tregut të reklamave. E vetmja kosto që këto kompani kanë patur kanë qenë kontratat fitimprurëse për lobime dhe avokatë. Por, kostoja sociale e kësaj strategjie është shumë më e thellë.
Në fakt është qesharake të mendosh sot se Google dhe filiali i tij, YouTube, që kanë fituar me miliarda dollarë prej content-it të të tjerëve, tashmë ankohen se nuk munden që të monitorojnë këtë përmbajtje. Si të thuash: po ne monetizojmë, por nuk monitorojmë. Me sa duket, paratë e kanë një çmim…
Duke lënë mënjanë idetë, ne supozohej që duhej të kishim hyrë në një epokë të artë të matjes dhe të dhënave. Por, në vend të precizionit të përsosur, tashmë kemi arbitrazhin cinik të paqartësisë – sidomos në botën e audiencave. Disa agjenci reklamash kanë përfituar shumë prej këtij ambiguiteti digjital, teksa paratë në biznesin e reklamave janë zhvendosur, nga të bërit e reklamave, në grumbullimin e audiencave digjitale.
Dhe, kështu, ka ndodhur që, siç raporton edhe Times e Londrës, kompanitë e reklamave dhe ata që bëjnë reklama, e kanë gjetur veten e tyre në faqe me reputacion të tmerrshëm – faqe interneti pornografike, faqe neofashiste, faqe islamike. Dhe, situata është shumë më e rëndë se sa thjeshtë humbja e reputacionit.
Sepse, nëse këto faqe po marrin një pjesë të parave, i bie që këta reklamues janë duke financuar këto aktivitete. Vlerësohet se një partner i YouTube mund të përfitojë deri në 55 për qind të të ardhurave nga një video. Në vitet e fundit, sa miliona dollarë janë kanalizuar në organizata apo individë, që përbëjnë rrezik ekzistencial për shoqëritë tona?
Në këtë epokë të realitetit të zmadhuar dhe realitetit virtual, me siguri që realiteti i vërtetë do të rikthehet fort një ditë. Origjinaliteti është një aset me vlerë gjithnjë e më të shtuar në epokën e artificiales – të kuptuarit e rënies dhe ngritjes së njerëzimit nuk do të bazohet tek rrenat online apo tek përmbajtja surrogate, por në depërtimet e vërteta të mendjes. /The Wall Street Journal /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë