Buxheti i vitit 2015 nuk ka qenë i mirë, për shkak të mosplanifikimeve të duhura. Andaj, nuk ka qenë e mundur të implementohet buxheti dhe nuk ka pasur para të mjaftueshme për të mbuluar gjithë shpenzimet. Ndërsa rishikimi i buxhetit të vitit 2015 është realist të cilin edhe do ta përkrah Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kështu ka thënë përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Frank Lajkwik, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për buxhet dhe financa lidhur me marrëveshjen e negociuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së për programin e ri Stand-By.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës kishte hartuar programin dhe ka kërkuar ndihmë për krijimin e një kornize fiskale për program, të cilën edhe e ka pranuar dhe përkrahur FMN-ja.
“Kjo është një qasje e mirë për qeverinë që të veprojë sipas kësaj trajektore dhe së pari të vendos vet se çka dëshiron ajo, pastaj të kërkojë ndihmën e FMN-së. Kjo ka funksionuar mirë. Ky rishikim i i buxhetit të vitit 2015 ishte realist, ndërsa buxheti i vitit 2015 që është dashur të miratohet shumë shpejt dhe nuk ka qenë real. Nuk është e drejtë të bëhet krahasimi i buxhetit të vitit 2015 me rishikimin e buxhetit, sepse nuk ka qenë e mundur të implementohet dhe nuk ka pasur para të mjaftueshme për të mbuluar gjithë ato shpenzime”, ka thënë Lajkwik, raporton Kosova Live.
Ai ka shtuar se buxheti i vitit 2015 nuk duhet të shikohet më, sepse nuk ka qenë i mirë duke thënë se “e kuptoj në aspektin politik pse ka qenë e domosdoshme të miratohet”.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e Kosovës ka kërkuar futjen në programin e ri me FMN-në për të ndihmuar në agjendën zhvillimore të saj.
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar është aprovuar buxheti i vitit 2015, të cilin Hoti theksoi se e kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar, ku edhe është dashur ta aprovojnë sa më shpejt në mënyrë që ta fillojnë vitin me likuiditet të ri.
“Buxheti ka pasur të hyra të mbivlerësuara dhe shpenzimet e parapara mbi ato të hyra kanë qenë të mbivlerësuara. Kemi përcjell dinamikën në tre muajt e parë të këtij viti dhe kemi vendosur t’i hyjmë rishikimit për të sjellë buxhetin në terma real dhe për të planifikuar shpenzimet aq sa janë të hyrat. Në programin qeverisës kemi projekte të mëdha investive të cilat nuk mund t’i implementojmë me buxhetin aktual dhe kemi parë mundësinë e ndërrimit komplet të qasjes së investimeve të mëdha kapitale”, ka thënë Hoti.
Po ashtu ai ka thënë se kanë arritur të respektojnë 2 përqindëshin e deficitit buxhetor dhe tejkalimin e këtij deficiti vetëm për investime kapitale. Mbi këtë bazë janë pajtuar me FMN për një agjendë të ndryshimeve legjislative dhe reformave që duhen të ndodhin të cilat ndihmojnë në implementimin e programit qeverisës.
Hoti ka thënë se element kryesor i marrëveshjes me FMN është rishikimi i buxhetit të viti 2015 për të sjell buxhetin në terma real.
“Jemi pajtuar në terma të përgjithshëm për shpenzimet rrjedhëse, për deficitin buxhetor, për futjen e Ligjit për financat publike, për bilancin bankar. Po ashtu jemi pajtuar për një varg reformave strukturore që duhet të ndodhin sa i përket masave për nxitjen e rritjes ekonomike, për të eliminuar burokracitë, për të rritur transparencën, për të përmirësuar qeverisjen…e arritura më e madhe ë këtij programi është klauzola e investimeve që na mundëson të hyjmë në kredi të mëdha ndërkombëtare me norma koncesionare për të implementuar projekte kapitale”, ka thënë Hoti.
Hoti ka deklaruara se nuk kanë hyrë në program me FMN për shkak të problemeve fiskale, por për të hapur mundësi zhvillimore e për të rritur besueshmërinë e institucioneve vendore karshi partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërsa, Naser Osmani, kryetar i Komisionit për buxhet dhe financa, ka thënë se programi me FMN-në është në dobi të institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania