Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që nga viti 2011, dhe pjesëmarrëse e rregullt në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që përfundoi fundjavën e kaluar, e thotë prerë: pavarësisht fitores së Syriza-s në zgjedhjet e së dielës së shkuar, është jashtë çdo lloj diskutimi që ajo të pranojë një anulim të borxhit grek.
Kjo sipas saj, është një çështje e drejtësisë në mesin e vendeve evropiane. “Megjithatë, në tavolinë qarkullojnë hipoteza të ndryshme”, thotë ish-ministrja e Ekonomisë në kohën e Nikolas Sarkozisë, pa dashur të japë më shumë hollësi, por duke i bërë jehonë deklaratave të disa liderëve evropianë, që folën në këtë linjë në Davos.
Sipas një burimi të mirinformuar për çështjen greke, negociatat mund të përqendrohen në volumin, normën e interesit apo kohëzgjatjen e shlyerjes së borxheve. Kristin Lagard paralajmëron ndërkohë eurozonën: programi për blerjen e letrave me vlerë, i shpallur në 22 janar nga Banka Qendrore Evropiane, të cilën ajo vetë e sheh të “nevojshëm”, nuk është gjithsesi i mjaftueshëm, për të nxitur rritjen ekonomike në kontinentin e vjetër, nëse nuk kryhen paralelisht reformat strukturore, veçanërisht ajo e tregut të punës në Francë.
Legarde thotë se do të rinisim dialogun me autoritetet greke, në mënyrë të veçantë mbi agjendën e reformave strukturore. “Ka shumë vonesa që duhen rikuperuar. Sidomos duhet të vihet në jetë reforma në administratën publike, sistemin e mbledhjes së taksave apo edhe shkurtimi i vonesave në sistemin gjyqësor… Këto nuk janë masa shtrënguese, por reforma themelore që ende nuk janë realizuar” ,theksoi ajo.
“FMN-ja është një kreditor i privilegjuar prej 70 vjetësh, dhe unë nuk shoh ndonjë arsye se përse Greqia duhet të ndryshojë gjërat. Për më tepër, ka disa variante që ne do të diskutojmë me autoritetet greke dhe partnerët tanë evropianë. Por nga ana tjetër, ka rregulla të qarta brenda eurozonës që duhen respektuar. Nuk mund të krijohen kritere të veçanta për këtë apo atë vend”. /Telegrafi/Le Monde/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri