LAJMI I FUNDIT:

Laç, plagosje me armë zjarri, kapet autori

Laç, plagosje me armë zjarri, kapet autori

Një plagosje me armë zjarri ndodhi të premten në Laç dhe në prangat e policisë ka rënë edhe autori.

Sipas policisë, shtetasi Napolon Doçi është plagosur nga Eduart Ndreca, në bulevardin kryesor të qytetit, ku unifomat blu kanë sekustruar në cilësinë e provës materiale, disa gëzhoja pistolete.

Dyshohet që plagosja e Napolon Doçit të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri nuk është paraqitur në ambientet e spitalit të qytetit./Telegrafi/