LAJMI I FUNDIT:

Laç, atentat me tritol biznesmenit

Laç, atentat me tritol biznesmenit

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e vona të natës, duke u gdhirë e shtuna, në lagjen 3 në qytetin e Laçit. Një automjet i parkuar pranë një pallati, është hedhur në erë me një sasi eksplozivi, duke e shkatërruar plotësisht atë e duke sjellë dëme edhe tek banesat përreth.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shpërthimi ka terrorizuar banorët e lagjes. Ata kanë dalë jashtë, deri në qetësimin e situatës.

Pas hetimeve të para, policia ka njoftuar se shënjestra e atentatit ka qenë makina e biznesmenit Zef Paloka, e cila ishte e parkuar pranë banesës se tij. Lënda plasëse dyshohet se ka qenë tritol, por ende nuk dihet sasia e saj dhe mekanizmi i shpërthimit.

Vete biznesmeni Paloka i ka pohuar policisë se nuk ka pasur asnjë konflikt, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të dyshuar për ngjarjen./Telegrafi/