LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperendimi i kontinentit. Do të ketë reshje shiu, kurse në viset malore, priten reshje të dobëta bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i percjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.


Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e merkurë maksimalet parashihen të bijnë deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga veriperendimi me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/