LAJMI I FUNDIT:

Ky shtet evropian i paguan qytetarët që të konsumojnë energji elektrike!

Ky shtet evropian i paguan qytetarët që të konsumojnë energji elektrike!

Të dielën, më 8 maj, Gjermania goditi një rekord të ri në gjenerimin e energjisë së rinovueshme.

Në sajë të një ditë me diell dhe erë, në një moment, rreth mesditës, nga energjia solare, e erës, hidro dhe biomasave, janë gjeneruar rreth 55 GW nga 63 GW të konsumit të përgjithshëm, që i bie rreth 87 për qind.

Kjo, siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ka bërë që çmimet e energjisë të bien aq poshtë për disa orë, sa që konsumatorët u paguan që ta shpenzojnë atë.


Gjermania është një nga vendet e pakta të mëdha evropiane që janë gjithnjë e më të varur nga energjia e pastër, ndërsa në të njëjtën kohë janë duke punuar për largimin e plotë të përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Vitin e kaluar, përcjell Telegrafi, nga energjia e ripërtërishme u shpenzuan rreth 33 për qind e konsumit të përgjithshëm të Gjermanisë.

Pasi prodhimi i energjisë në qymyr dhe energjia bërthamore nuk mund të ndalohen në mënyrë të shpejtë, ata janë të detyruar të vazhdojnë për të shitur energji elektrike edhe në qoftë se ajo kishte një humbje. /Telegrafi/