LAJMI I FUNDIT:

Ky njeri ka mbledhur telefona për 20 vjet – shihni se si duket “koleksioni i tij”

Ky njeri ka mbledhur telefona për 20 vjet – shihni se si duket “koleksioni i tij”

Sahabettin Ozçelik ka ndoshta koleksionin më të madh të celularëve që ju keni parë ndonjëherë.

Duke filluar si riparues dy dekada më parë, ai ka grumbulluar një koleksion prej mbi 1.000 telefonash, përcjell Telegrafi.


Ozçelik jeton në Van, një provincë lindore e Turqisë dhe vazhdon të mbledhë telefona edhe kur i riparon.

Koleksioni i tij dikur ishte edhe më i madh, por hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe vodhën 700 prej tyre dy vjet më parë.

Me gjithë këtë, ai ka arritur të mbushë një dhomë me objekte teknologjike.

“Kam filluar ta bëj këtë punë për shkak të interesit tim për celularët. Një ditë, vendosa të kem një koleksion, duke menduar se shpejt do të vjetëroheshin. Të gjithë telefonat në koleksionin tim ende punojnë, por ata nuk prodhohen më”, ka thënë ai.

Koleksioni i tij përbëhet nga telefonat që ai ka blerë dhe ata që janë hedhur nga pronarët e tyre të mëparshëm.

“Të gjitha janë modele të rralla dhe shumë të vlefshme. Disa blerës donin të blinin disa, por unë nuk ua shita”.

“Është një punë e vështirë për t’i mirëmbajtur, por unë dua t’i mbaj në gjendjen më të mirë sa më shumë që të mundem”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Bosi i mafias ruse filmohet duke kryer seks në burg - me një aktiviste (Video,+18)

Bosi i mafias ruse filmohet duke kryer seks në burg - me një aktiviste (Video,+18)

Fun
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori