NISMA për Kosovën sot ka mbajtur konferencë për medie, ku anëtari i kryesisë së NISMA për Kosovën, Bajram Ajeti, ka folur rreth skandalit siç ka quajtur ai, të Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Anëtari i kryesisë së NISMA-s, Bajram Ajeti ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 14.12.2015 nën pikën 19 të Rendit të punës, duke ndryshuar dhe aprovuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i cili Ligj kur publikohet, publikohet me diçka që nuk është aprovuar.
“Komisioni për Buxhet dhe Financa më datën 10.12.2015 propozon 5 (pesë) amandamentime për leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës. Një ndër këto pesë, amantamentimi 2 (dy), të cilin e citoj:
Neni 5,paragrafi 5.1,riformulohet me tekstin si vijon:
Neni 5 i Ligjit bazik,paragrafi 5.1 riformulohet me tekstin si vijon:
5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave, themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror, Divizioni i Buxhetit Komunal apo ndonjë divizion tjetër, i cili amendamentim nuk aprovohet, gjë që konstatohet me Transkriptin e seancës së Kuvendit të dates 14.12.2015 pika 19,faqe 88,Shqyrtim i dytë i Projekt-ligjit për Plotësim dhe Ndryshim të LMFPP dhe Linku video për seancën plenare, minuta e 59-66.
Konstatohet se në seancën e mbajtur më datën 14.12.2015 pika 19 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194,Kuvendi merr vendim siq shihet në video, që amendamenti 2 (dy) nuk kalon, dhe i cili amendament ka të bëjë me nenin 5 të LMFPP për Departamentin e Buxhetit Qendror dhe Departamentin e Buxhetit Komunal. Në seancë aprovohet ndryshim plotësimi i LMFPP në tërësi pa amendamentin 2 siç shihet në video dhe transkript, ka thënë Ajeti.
Ai gjatë konferencës tha se me botimin në ueb-faqen e Gazetës Zyrtare dhe në ueb-faqen e Kuvendit, publikohet plotësim ndryshimi i LMFPP duke përfshirë edhe amendamentin 2 i cili në seancë nuk ka kaluar, duke e kamufluar në kuadër të nenit 4 të Ligjit nr.05/L-063 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194, si në vijim: Neni 5 i ligjit bazik, ndryshohet si vijon:
5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror dhe Divizioni i Buxhetit Komunal etj.
“Veprimet e tilla në këtë rast paraqesin shkelje ligjore të Rregullores së punës nga Kuvendi, Administrata e Kuvendit, Presidentja e cila e ka dekretuar, falsifikatorët e Kuvendit etj.”, ka thënë në fund të konferencës Bajram Ajeti, anëtar i kryesisë së NISMA-s. /Telegrafi/
Ky është skandali i Kuvendit, që e paralajmëroi NISMA
Posted by Telegrafi.com on Saturday, March 12, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova