Merr formë mes polemikave ekipit qeverisës i Donald Trumpit. Më pak se dy javë pas zgjedhjes së tij, mbeten për t’u plotësuar disa vende të rëndësishme në administratën e re, por tendenca në rolet kryesore deri më sot është në avantazh të besnikëve, gjë që nuk e zbut debatin mbi zgjedhjen e manjatit dhe mungesën e diversitetit.
Reince Preibus
Emërimi i parë i presidentit të zgjedhur ishte Reince Preibus si “shef i stafit”, një nga detyrat më të larta në Shtëpinë e Bardhë. Zgjedhja e shefit të stafit ka qenë për një “të brendshëm” në Washington, kryetari i Partisë Republikane, i cili ka kërkuar që të veprojë si një urë mes “mbretit të tullave” dhe establishmentit.
Steve Bannon
Emërimi i Steve Bannon si kryestrateg ka qenë deri tani më i diskutueshmi. Një “ish” tek Goldman Sachs dhe për katër vjet në krye të faqes ultraconservative të internetit Breitbart News, Bannon është i lidhur me lëvizjen “alt right”, e lidhur me ideologjinë e supremacisë të të djathtës radikale. Ai, megjithatë, ka shpjeguar për Hollywood Reporter se nuk është një “nacionalist i bardhë, por një nacionalist ekonomik”. “Ne do të krijojë një lëvizje të re politike që kombinon populizmin dhe nacionalizmin, të fokusuar në punën, – tha ai – do të jetë më mirë se revolucioni Reagan, konservatorët do të habiten”.
Michael Flynn
Gjenerali me tre yje në pension, të cilit Trumpi i ka ofruar postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, është një besnik i manjatit. Ai më parë ka drejtuar Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes nën Barack Obaman dhe ishte shumë kritik ndaj administratës së tij në luftën kundër ISIS. Sipas tij, kërcënimi që vjen nga Shteti Islamik duhet të kundërshtohet me veprime më agresive ushtarake, dhe ai beson se Uashingtoni duhet të bashkëpunojnë më shumë me Rusinë.
Jeff Sessions
Senatorit të Alabamas, gjithashtu një mbështetës i orëve të para të Trumpit, i është ofruar posti i Sekretarit të Drejtësisë, një vendim i cili nuk vonoi të ngjallë kritika. Në të kaluarën emërimi i tij si gjyqtar federal është bllokuar për shkak të komenteve të tij raciste dhe ai është i njohur për linjën e ashpër kundër emigracionit. Për të, konfirmimi nga Senati është i nevojshëm.
Mike Pompeo
Kongresmen i Kansasit dhe anëtar i Komitetit të Inteligjencës në Kongres, Mike Pompeo do të jetë drejtori i ardhshëm i CIA-s. Ai është një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes për çështjen bërthamore me Iranin dhe një mbështetës i mbajtjes së burgut të Guantanamos. Pompey ka kritikuar ashpër Hillary Clintonin për Bengazi, duke e quajtur sjelljen e saj “moralisht të dënueshme”.
Mitt Romney
Ish-kandidati presidencial në vitin 2012, u takua me Trumpin në vendpushimin e tij të golfit në Neë Jersey dhe është një prej kandidatëve të përshtatshëm për sekretar shteti. “Biseduam për çështjet ndërkombëtare të sigurisë – tha Romney -. Një takim shumë produktiv”. Romney ishte një nga kritikët më të ashpër të miliarderit gjatë fushatës zgjedhore, me të cilin shkëmbeu komente të helmët, por tani mund të hyjë në administratën e re. Zgjedhja e republikanit të moderuar do të jepte një sinjal të rëndësishëm për afrimin me establishmentin e Partisë Republikane.
Rudy Giuliani
Ish Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Rudy Giuliani, i futur në histori për politikën e tij të “tolerancës zero” ndaj krimit, konkurron për sekretariatin e shtetit. Besnik i “The Donald”, mbështetës pa kushte i luftës ndaj ISIS dhe sloganit “Make America Safe Again”, është mbështetur nga ndihmësit më të afërt të Trumpit, por jo nga përfaqësuesit e Partisë Republikane.
Nikki Haley
Guvernatore e Karolinës së Jugut, e bija e emigrantëve indianë, është një tjetër kandidate për rolin e Sekretarit të Shtetit, dhe është pothuajse e vetmja grua që përmendet në mesin e kandidatëve për administratën e re. Burime të afërta me presidentin e zgjedhur thonë se gjasat janë që në fund zgjedhja të bjerë mbi të.
Chris Christie
Emri i guvernatorit të New Jerseyt, shumë afër Trumpit, është në mesin e atyre në listën për sigurinë e brendshme, ministrinë e transporteve ose atë të tregtisë. Tashmë përjashtuar nga drejtuesit e “ekipit të tranzicionit”, kundër tij është burri i Ivankas, Jared Kushner, i cili dëshiron ta bëjë të paguajë për mosmarrëveshjet e vjetra personale. /Il Giornale-bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Trump do të vendosë tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?