Kushtet çnjerëzore dhe jashtëzakonisht të këqija në burgjet e Maqedonisë së Veriut, të cilat u konfirmuan edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit pamundësojnë që jo vetëm të mos arrihet qëllimi kryesor i burgut, që është rehabilitimi, por përkundrazi, ekziston rreziku që të burgosurit të dalin që aty me prirje edhe më të mëdha kriminale.
Vedije Ratkoceri që ligjëron të Drejtën Penale dhe disa herë ka kryer vizita në burgjet e vendit theksoi se sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare, të burgosurve duhet të ju mundësohet riedukim, risocializim dhe ri-integrim. Sipas saj, në qoftë se në burgje trajtimi nuk është adekuat, efektet e synuara përmes ekzekutimit të dënimit s’mund të kenë sukses.
“Këta persona duhet t’i nënshtrohen tretmanit gjatë qëndrimit të tyre në entet korrektuese, me tretman nënkuptohen të gjitha mënyrat, mjetet dhe metodat e punës të personave të dënuar nga momenti i hyrjes në ent deri në momentin e daljes nga enti sepse përmes këtij tretmani mendohet që të ndikohet në personalitetin e personave të dënuar, në përmirësimin e cilësive të personalitetit të tyre, pra ndjelljen e vetive pozitive të personalitetit të tyre”, tha Vedije Ratkoceri, profesoreshë e të Drejtës Penale.
Përpos kushteve jo të mira, pjesa më e madhe e burgjeve në vend nuk kanë mjek të angazhuar me orar të plotë, e as përkrahje psikologjike të nevojshme brenda katër mureve edhe pse sipas sociologut Latif Mustafa, këto janë jetike që ata të munden ta përballojnë izolimin.
“Burgu është për t’i bërë njerëzit më të mirë në kuptimin që t’i bëje ata të pendohen për gabimin që e kanë bë dhe kur të dalin prej aty, të dalin si njerëz më të mirë, por në qoftë se në burgje nuk ekzistojnë këto mbështetje, qoftë kadrovike institucionale, por qoftë edhe objektive në kuptimin e kushteve materiale, atëherë ndodhë që të jemi para rrezikut ku i burgosuri veçse më është i dëshpëruar nga sistemi jashtë, edhe një dëshpërim brenda nuk mund ta bëje atë që ta përballojë edhe një liri ku ai do ta përjetonte së dyti” theksoi Latif Mustafa, sociolog.
Deri tani disa herë janë ndryshuar drejtorët e burgjeve por jo edhe kushtet. Kushtet më të këqija raportohet të jenë në burgun e Idrizovës dhe atë të Shutkës ndërkaq edhe pse objekt i ri, në burgun e Kumanovës rrallë herë ka ujë. Se korrupsioni “lulëzon” në burgje dëshmojnë edhe statistikat e arratisjes të cilat sipas të dhënave nga Këshilli Evropian, Maqedonia e Veriut është në krye të listës sa ju përket ikjeve nga burgu. Sipas MPB-së, nga nëntori i vitit 2020 deri në janar të këtij viti ka pasur gjithsej 386 arratisje nga burgjet e vendit. Në raportin e Departamentit Amerikan thuhet se burgjet e vendit janë të mbipopulluara dhe në gjendje tmerrësisht të këqija, ka korrupsion endemik në mesin e personelit si dhe raportime për dhunë policore./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova