Kush tha se vdiq Zahiri?!
Të jesh në mesin e njerëzve dhe shoqërisë edhe kur trupi yt nuk gjendet aty, të ndihet aroma jote dhe të përmendet emri yt përgjithmonë, të jesh i gjallë edhe pas vdekjes është vërtetë një gjë që të rrit krenarinë. Gjithashtu kur mungesa jote vërehet, atëherë dije se ti ke pasur vlerë të madhe në rrethin ku jetoje, sepse të pavlerët nuk nevojiten asgjë, përpos një trup që vetëm e rëndon tokën dhe kërkon prej mirësive të saja pa u lodhur fare.
Burrë i vërtetë ishte që nga lindja, sepse na erdhi nga një familje patriotësh, të cilët luftuan pa u ndalur kundër atyre që donin të na shihnin të mbuluar me qefin. E vazhdoi misionin e stërgjyshërve duke mos kursyer as pikën e fundit të gjakut, pa frikë u mundua bashkë me shokët e tij dhe organizoi plane të ndryshme për ta mbrojtur atdheun që e kishte amanet nga gjyshi dhe babai i tij.
Zemra e tij ishte e mbushur plot dashuri për atdheun dhe në të nuk kishe vend për frikë. Si një luan merrte pjesë në duele kundër serbëve të cilët i mposhtte burrërisht dhe asnjëherë s’e ktheu shpinën të largohet nga beteja. Sa e sa herë u pengua nga aktivitetet e tij, por përkushtimi i madh që e kishte nuk e lejoi të japë dorëheqje, atij çdoherë vetëm se i shtohej vullneti për punë.
Kush tha se Zahiri vdiq, nuk e tha të vërtetën dhe gaboi shumë. Armiku të bëri kurthe dhe mendoi se të vrau, por jo! Ti jeton! Gjendesh në zemrat tona, ne s’të harrojmë kurrë ty, sikur ti, që nuk na le dhe nuk na harrove. E dhurove më të vlefshmen për ne, jetën tënde!
Ti je ai që edhe pse të burgosën disa herë, nga dritaret e burgut shikoje dheun e shtrenjtë dhe vazhdove me veprat e tua të palodhshme duke e liruar atë nga robëria shumëvjeçare dhe nga okupatori sllav.
Përveç se Zahiri na ishte një trim i fuqishëm ai ishte edhe burrë i mençur që i pajtonte gjaqet, gjë që për njerëzimin është vepër madhështore, sepse të përqafohen dy vëllezër që konsideroheshin “kundërshtarë” mes vete ishte një ndjenjë mbresëlënëse që shoqërohej me lot në sy. Eh, këtë e bëri Zahiri duke pajtuar shumë hasmëri që sollën shumë vrasje më herët, kurse ky solli vëllazërimin e tyre.
Trimëria bëhet edhe më e bukur kur asaj i shtohet dituria dhe inteligjenca. Zahiri s’e la anash talentin e tij dhe ai e formoi Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan, me të cilën e ndihmoi popullin e vet, kurse për ta ngritur lart nderin e Shqiptarisë, ai bëhet një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij.
Mirëpo jo gjithkush ia do të mirën këtyre trimave si ky. Derisa udhëtonte nga Prishtina për në Vushtrri, i dolën në pritë serbët me të cilët luftoi deri në vdekje duke u bërë dëshmor i Kombit Shqiptar.
Tridhjetë e pesë vitet që jetoi u shndërruan në tridhjetë e pesë yje, që na ndriçojnë rrugën tonë drejt të ardhmes.
Emri “Zahir Pajaziti” u bë sinonim dhe simbol i trimërisë dhe burrërisë dhe çdoherë që përmendet emri i tij neve na kujtohet sakrifica për atdheun dhe na shtohet dashuria për të.
Ndërroi jetë në mënyrë madhështore duke na lënë një shembull se si duhet luftuar dhe na la amanet ta ruajmë Kosovën dhe Shqipërinë që s’i ndau kurrë nga zemra dhe shpirti i tij.
(Kjo ese është botuar në librin “Rruga më e mirë, pa thënë lamtumirë”, kushtuar heroit Zahir Pajaziti)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame