Kush po thotë se në LDK nuk ka reforma
Lidhur me çështjen e reformimit të brendshëm të LDK-së ka pasur një sërë prononcimesh nga individ e personalitete të ndryshme. Qasja e këtyre prononcimeve ka qenë e llojllojshme, por jo rrallë, ishte fare pak ose aspak e lidhur me realitetin. Pavarësisht kësaj, vlerësoj se megjithatë është mirë kur flitet për çështje, pra edhe për çështjen e reformave në LDK, sepse, në disa raste, ato mund të kenë edhe synime prosperuese për vetë LDK-në. Në fakt, lidhur me këtë çështje konsideroj se realiteti është ky. LDK po vazhdon dinjitetshëm kursin e reformave të nisura. Si të tilla, ato tashmë kanë hyrë në një proces dinamik dhe me shtirje të gjerë. Reformat filluan gjatë zgjedhjeve partiake që u zhvilluan në vitin 2010, dhe po vazhdojnë rrugëtimin e tyre pa asnjë pengesë institucionale.
Rezultatet e proceseve reformuese në Lidhjen Demokratike të Kosovës mundësuan:
1. Zgjedhjen e një lidershipi të ri dhe të përgjegjshëm me në krye Prof.dr.Isa Mustafën. Ky lidership, veçanërisht kryetari i LDK-së është ai që jo vetëm e ndali trendin e tatëpjetës së LDK-së, por bëri nismën e madhe të rikthimit të dinjitetit të saj- një ecje që vazhdon drejt rritës konsekuente.
2. Zgjedhjen e organeve drejtuese të LDK-së në përbërjen e të cilave, në të gjitha nivelet, do të zënë vend të meritueshëm dhe me ndikim personalitete që kanë emër në lëmin e shkencës dhe dijes përgjithësisht. Këta emra janë të shumtë shprehur në gjuhën e matematikës. Në lidhje me këtë vlen të theksohet fakti se në Kryesinë e LDK-së tashmë mbi 50% e anëtarëve janë emra të rinj. Një gjendje e tillë pothuajse reflektohet edhe sa i përket përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe përbërjes së organeve tjera të të gjitha niveleve.
3. Fillimin e një aktiviteti që ka synim zgjerimin e kursit të reformave edhe në çështjet programore: programin zgjedhor e qeverisës, platformën zgjedhore dhe rregullativën juridike. Për të përmbushur detyrat e rëndësishme në këto çështje, me propozim të Kryesisë së LDK-së Këshilli i Përgjithshëm ka themeluar grupet punuese përkatëse. Puna e këtyre grupeve është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë.
Reforma e brendshme ka rezultuar edhe me:
1. Sigurimin e një informimi efikas të opinionit publik lidhur me zhvillimet (aktivitetet) brenda LDK-së, në Kosovë dhe më gjerë. Bartëse e përgjegjësive për këtë është Zyra për Informim e cila është themeluar kohë më parë.
2. Sigurimin e një informimi efikas të brendshëm që vazhdon të realizohet përmes regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në kuadër të një programi unik kompjuterik.
3. Sigurimin e një reagimi të shpejtë e profesional ndaj dështimeve të Qeverisë dhe veprimeve të saj që dëmtojnë imigjin dhe interesat e Kosovës. Bartëse të këtyre aktiviteti janë ekipet e ekspertëve të themeluara kohë më parë. Aktiviteti i këtyre ekipeve të ekspertëve në vitin që e lamë pas ka qenë mjaft përmbajtjesor.
Ky proces reformimi ka ndikuar edhe në:
1. Shtimin e interesimit të të rinjve për të aderuar në LDK. Kjo vlerësohet të jetë rrjedhojë e faktit se lidershipi i LDK-së tashmë ka fiksuar nevojën e forcimit të rolit të brezit të ri brenda të gjitha strukturave partiake.
2. Shtimin e interesimit të qytetarëve madhor të të gjitha shtresave të popullsisë për tu anëtarësuar në LDK. Ky interesim është rezultat i përkushtimit të lidershipit të LDK-së që procesin e reformave ta trajtoj si një proces që vazhdon, e jo si një proces të mbyllur.
3. Shtimin e interesimit sidomos të anëtarësisë së LDD-së për tu kthyer në shtëpinë e vjetër. Ky proces rikthimi që është masivizuar kohëve të fundit është rezultat i trajtimit të barabartë që u bëhet atyre në LDK. Ky fakt argumentohet përmes krijimit të mundësive të realizimit të zgjedhjeve të reja brenda degëve gjegjëse kur ka aderime substanciale dhe kërkesa që vijnë nga organet legjitime. Shembull, tipik për këtë janë zgjedhjet e zhvilluara në Degën e LDK-së në Komunën e Vitisë, të cilat rezultuan me zgjedhjen e organeve të reja shumë reprezentative.
Këto dhe rezultatet tjera që pritet t’i sjellin proceset reformuese të brendshme të LDK-së kanë motivuar edhe më shumë lidershipin e kësaj partie që të jetë shumë aktiv dhe i përkushtuar që reformimin ta trajtoj vërtetë si një proces të hapur, dinamik, por gjithsesi brenda kornizës së vizionit rugovian.
(Autori është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-780x439.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe