LAJMI I FUNDIT:

Kush po diskriminohet në Kosovë?

I nxitur nga një vlerësim si minus i javës, në një nga gazetat tona ditore, aktin e ngrirjes së borxheve të KEK-ut të serbëve të Anamoravës, ndërsa në anën tjetër, ndërprerja e plotë e rrymës elektrike si pasojë e mospagimit të borxheve banorëve shqiptarë të Krushës së Madhe e të Vogël, më bëri që të hulumtoj për një diskriminim që po bëhet tash e gati një dekadë, që nga mbarimi i luftës, shumicës shqiptare në Kosovë.

“Kur e vret shyta kapricën vaj halli për shumicën!” ose “Më shumë po zë strajca se thesi!” – janë dy thënie nga thesari i pasur i popullit. Diskriminimi i shumicës, qoftë nga jashtë apo qoftë edhe nga brenda nga pakica (duke u mbështetur nga “i forti”), s’është gjë tjetër pos imponim me dhunë.

Mospërfillja e shumicës shqiptare në Kosovë, që dihet se përbën rreth 95% të popullatës, tregon për një diskriminim absurd dhe të papranueshëm për një person që mendon dhe logjikon në mënyrë të arsyeshme. Kur thuhet diskriminim ndaj shumicës kihet për qëllim jo cenimi i të drejtave të pakicave të tjera që jetojnë në shtetin e Kosovës, por jo edhe të vepruarit negativisht në kurriz të shumicës në emër të “demokracisë dhe respektimit të të drejtave” të komuniteteve.


Ka qenë deri diku e kuptueshme që para luftës, nën pushtimin dhe sundimin e Serbisë, siç thotë populli atëherë kur “s’të ka vet kush kah i ke dajt” edhe pse ke qenë shumicë në Kosovë, por nuk mendoj që tani si shtet i pavarur që jemi ende mos e kemi atë që e meritojmë.

Rasti i ngrirjes së borxheve nga KEK-u për serbët e Anamoravës është më i freskëti që po na kujtohet, por ka edhe raste të tjera që janë edhe më të papranueshme në një vend normal demokratik. Një nga arsyetimet që trumbetohet më së shpeshti është: jemi në fazën e tranzicionit.

Në rastin e KEK-ut, nuk mund të evitohen edhe pasojat e mundshme, sepse mund të shkohet edhe deri te çimentimi i bindjes së qytetarëve për mospagesën e rrymës elektrike, sepse s’kanë pse paguajnë kur KEK-u po t’i “falka” borxhet, apo ‘shpenzo rrymë sa të duash, por prapë të falur e ke.’

Qasja e tillë diskriminuese ndaj shumicës shqiptare, në emër të integrimit të pakicave “me zor” e me theks të veçantë asaj serbe, në shoqërinë të cilën para një dekade e kanë përdhosur, luftuar, përdhunuar, djegur e vrarë, është si ajo puna e fëmijëve që paradite zihen, e pasdite ai fëmija më i dobët dhe më i ngratë e fton atë më të fortin dhe i thotë ‘hajde lozim bashkë’.

Kemi edhe mjaft raste të tjera që mund t’i marrim si shembuj për të ilustruar diskriminimin negativ që i bëhet shumicës në Kosovë, e më e keqja është se kjo bëhet në emër të demokracisë dhe emancipimit.

Besoj se është mjaft ilustrativ shembulli i sigurimit të njëzet vendeve për deputetët e komuniteteve të tjera në Kuvend ende pa dalë në zgjedhje, në bazë të “Kornizës për Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve në Kosovë”, gjë që po të analizohet hollësisht, i thyen parimet bazë të demokracisë. Edhe ky rast ka pasur pasojat e veta, pasi në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë deri më tani, ka pasur një demotivim të qytetarëve për pjesëmarrje në votim, e një ndër arsyet ka qenë edhe fakti i mësipërm.

Shembulli i tretë i diskriminimit të shumicës ishte edhe përbërja e Komisionit të Pavarur të Mediave që ishte edhe më zemërgjerë: ajo parashihte që në komisionin pesëanëtarësh, dy anëtarë të jenë shqiptarë, një serb, një nga komunitetet e tjera pakicë dhe një ndërkombëtar. Nga kjo matematikë, nuk është zor të kuptohet se kush mund të jetë pakicë në këtë komision, si dhe të merret me mend sesi do të hartohen e si do të zbatohen politikat e mediave në këtë vend.

Përfundimisht, sa i përket diskriminimit të shumicës, mund të flasim më shumë duke u mbështetur në fakte të pamohueshme dhe reale, por duhet që të kihet parasysh një gjë: rregulli i shumicës. P.sh. në Kuvend, kur votohet një gjë, votohet me shumicë, që nënkupton se duhet të respektohet vullneti i shumicës për vendosjen e një drafti, në mënyrë që ai të hyjë si procedurë e rregullt ligjore. Shtrohet pyetja: pasi parimi demokratik i rregullit të shumicës, ku duhet të respektohet vullneti i saj, po vlen në teori, pse mos të vlejë edhe në praktikë, në jetën tonë të përditshme?!

Në trend

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Kalo në kategori