Kush janë shqiptarët e Kosovës – para botës?
Drejtuar qytetarëve dhe politikanëve të Kosovës…
Pyetja është: Kush janë shqiptarët para botës? Si njihet Kosova për botën? Fatkeqësisht ose nuk e njohin fare Kosovën si shtet dhe gjeografinë e saj, ose ato të paktë që e kanë dëgjuar si emër, e identifikojnë Kosovën me Serbinë, luftën dhe dhunën. Gjatë misionit tim hulumtues-diplomatik në Prishtinë, nëntor 2012-janar 2013, diplomatë të huaj evropian, në takime private më treguan “off records” (jo zyrtarisht) arsyet pse shqiptarët refuzohen për integrimin evropian në BE. Arsyeja kryesore sipas fjalëve të tyre është që “ne [disa shtete evropiane] nuk i duam ‘ato lloj’ ose ‘ato kafshë’ [shqiptarët] të hyjnë në BE” dhe se “nuk ka të bëjë me plotësimin e standardeve’, të cilat janë thjesht formalitet dhe një ‘checklist’, por me sjelljen dhe kulturën e vendasve”. Pra, liberalizimi i vizave dhe hapja e kufijve bllokohet për arsye se evropianët nuk i konsiderojnë shqiptarët si ata vetë. Kjo lloj përshtypje ose gjykim tregon se: 1) të huajt nuk e njohin mirë kulturën shqiptare dhe se çdo popull ka të mirat dhe të këqijat e tij, por ato shikojnë vetëm negativet tek ne dhe 2) ekzistojnë sjellje të shqiptarëve që duhen rishikuar, ndryshuar sipas mentalitetit të kohës moderne, siç ecën dhe përparon e tërë bota duhet të ecim dhe ne.
Vlerat shqiptare që na krenojnë dhe duhet t’i njohin dhe respektojë edhe bota
Nëse ia duam të mirën vetes si qytetarë, dhe nëse duam të mirën e kombit shqiptar, duhet të kemi një zë të fuqishëm dhe të bashkuar në këto pesë aspekte:
1. Aspekti Historik
Krenari – për figurat historike dhe një histori dhe gjuhë të lashtë shqiptare. Pavarësisht synimeve pushtuesve të huajve gjatë shekujve, ku Shqipëria shikohej si pikë strategjike urëlidhëse Evropë-Azi, shqiptarët luftuan për lirinë dhe mbrojtjen e tokave të tyre. Madje ishin shqiptarët, ata shqiptarë të zgjuar dhe intelektualë, që u bënë mbretër, princa dhe udhëheqës në shtete të ndryshme të botës nëpër dekada të ndryshme të historisë.
Problem – kur historia e vërtetë shqiptare shtrembërohet në librari prestigjioze me famë botërore si Libraria e Kongresit në Washington DC, ku influencat sllavo-maqedonase, shtrembërojnë historinë e kombit dhe gjuhës shqiptare. Publikime të tilla nuk duhet të lejohen. Intelektualët shqiptarë duhet të ngrenë zërin për të mbrojtur historinë shqiptare para botës.
Kujdes – ndaj propagandave antishqiptare, që janë me influencë nëpër botë dhe ndaj synimeve të shteteve të huaja.
Rekomandime: 1) Kosova duhet t’i japi mundësi financimi dhe edukimi qytetarëve për studim dhe trajtim jashtë shtetit, si mënyrë arsimore-kulturore për të shkëmbyer ide dhe treguar kulturën tonë me të tjerët. Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezantim më pozitiv për veten tonë para botës. 2) Diplomatët shqiptarë duhet ta dinë rëndësinë strategjike të Shqipërisë-Kosovës si urëlidhësja kryesore midis Evropë-Azi. Duhet ta shfrytëzojnë këtë pikë në lidhjet që krijojnë me kombet e huaja. Për këtë arsye dhe Amerika, mikja më e madhe e shqiptarëve, ka hapur bazën më të madhe ushtarake në botë – në Kosovë. Në këtë rast interesat amerikane i shërbejnë dhe Kosovës. 3) Politikanët e Kosovës duhet a) të zgjedhin mirë prioritetet vendore në interes të Kosovës, b) të njohin mirë interesat e shteteve të huaja, c) të zgjedhin kush janë miqtë dhe cilët armiqtë dhe d) të jenë largpamës ndaj interesave vetiake të disa shteteve (jo për të mirën e Kosovës) dhe e) duhet të forcojnë lidhjet me aleatët e tyre.
2. Aspekti Politik
Krenari – kur në aspektin ndërkombëtar Kosova nëpërmjet Ministrisë së Diasporës, Punëve të Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes ka arritur sukseset dhe arritjet më të larta. Kosova është i vetmi vend që për një kohë të shkurtër ka krijuar një qeverisje nga zero, kur ka patur vakum total politik. Deri tani ka arritur 98 njohje për pavarësi (njohja e fundit nga Pakistani) dhe vazhdon të ketë sukses në traktate shumëpalëshe ekonomike, në marrëveshjen e IBM-së për menaxhim e përbashkët të kufirit etj.
Problem – kur politika e brendshme e Kosovës është ajo e jashtme. Kosovës i mungon një program-strukturë e qartë për zhvillim ekonomik vendor.
Kujdes – kur partia e cila je anëtarësuar të hap derën për të punësuar, ose të drejta të tjera. Por, po e njëjta parti të jep shkelmin kur nuk je dakord me bindjet partiake. Kjo është “liri me pranga’”
Rekomandime: Një ekonomi dhe një ushtri e fortë janë dy gjërat më kryesore të një shteti. Kosovës i mungojnë të dyja. Po nuk u forcuan këto dy pika kulminante, Kosova do të mbetet shtet i dobët. Në drejtimin politik Kosovës i duhet një Skënderbe, një lider që prioritet ka të mirën dhe vetëm të mirën e kombit.
3. Aspekti Social-Ekonomik
Krenari – kur 1) kur tokat pjellore të Kosovës kanë furnizuar dikur të gjithë ish-Jugosllavinë; 2) diaspora shqiptare përfshihet në top përqindjen e personave më të pasur në botë (Amerikë, Evropë top 50%); 3) në diasporë shqiptarët kanë arritur majat si biznesmenë, avokatë, studentë, politikanë, artistë, doktorë, gazetarë etj.
Problem – kur 1) një bujk në Kosovë i leverdis të marrë autobusin një orë për në Prishtinë për të shitur paketa cigare dhe karta për mbushje telefoni, se ka përfitim më shumë sesa të punojë dhe prodhojë tokën e tij; 2) kur mediat e huaja mbulojnë në shumicën e rasteve, vetëm problemet dhe veprimet e ulëta të shqiptarëve; 3) kur politikanët e huaj në fushatat e tyre përmendin “dormenat” ose “punëtorin e picerisë” që është shqiptar si të vetmet arritje të shqiptarëve në Amerikë.
Kujdes – ndaj 1) produkteve të Serbisë, si misri që vjen nga Serbia shkakton kancer (me fakte kjo); 2) produkteve të importuar si mishi. A e dini që i duhet 60 ditë të vijë mishi në Kosovë? Mishi që konsumohet në Kosovë, porositet në Brazil. Pas dy javësh arrin në New York, pas 28 ditësh niset për në Mal të Zi-Maqedoni-Kosovë, udhëtim gati dymuajsh. Për këtë udhëtim të gjatë aplikohen shumë kimikate për ta bërë pamjen e mishit “të freskët”, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut; 3) kujdes nga produktet që prodhohen jashtë shtetit, nuk do të thotë që janë më të mira në qualitet ose më të shëndetshme, përkundrazi.
Rekomandime: Organet përkatëse të shtetit të Kosovës duhet të përkrahin bujkun e Kosovës dhe duhet të rriten investimet drejt zhvillimit ekonomik vendor. Pas luftës qeveria e Kosovës shpërndau 200-300 lopë meqë Serbia i mori/vodhi kafshët e bujqësisë. Vetëm lopë dhe disa të holla të pakta nuk mjaftojnë për sukses ekonomik vendor. Është alarmuese fakti që ekonomia e Kosovës mbahet nga tregtia e mallrave (të blera më lirë jashtë shtetit dhe shiten më shtrenjtë të Kosovës) dhe nuk ka asnjë prodhim vendor përveç ujit, birrës dhe gurëthyesve. Restorantet në Kosovë duhet të krijojnë kontrata me bujqit në vend për t’i furnizuar me perime-ushqime të freskëta sipas sezonit. Bujkut dhe biznesmenëve fillestarë duhet t’i jepen disa përfitime 2-5 vitet e para si për shembull 0% në interes ose përqindje mjaft e ulët nëse biznesmeni merr kredi nga banka. Konsumatori i Kosovës duhet të blejë ushqime organike, të rritura dhe prodhuara në vend, dhe të informohet për produktet që konsumon.
4. Aspekti Artistik-Kulturor
Krenari – kur kujton paraardhësit e denjë shqiptarë, ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/zhanër të artit që janë futur. Është një dhunti, një aftësi e shqiptarit të shkëlqejë falë punës, inteligjencës dhe dedikimit të tij. Përveç kësaj, ndikim ka patur dhe përkrahja e fuqishme e shtetit ku imigranti shqiptar, ka patur mundësi të eci përpara, zhvillohet si individ në zanatin e zgjedhur dhe të ketë përkrahje financiare dhe të tjera nga shteti ku banon në emigrim (mundësi që nuk ekzistojnë në Kosovë). Pra, vetë shteti vlerëson artin dhe kulturën dhe investon në këtë drejtim.
Problem – kur 1) artistët e talentuar të Kosovës nuk kanë mjete, vende praktike, mbështetje në financa, si dhe përkrahje si nga qytetarët dhe nga qeveria; 2) rinia – e ardhmja Kosovës harxhon kohën kot nëpër kafene tërë ditën duke pirë paketa duhani.
Rekomandime: Duhet patur më shumë programe dhe përkrahje për aktivitete artistike dhe mediat shqiptare brenda dhe jashtë vendit duhet të shkruajnë me shumë dhe vlerësojnë më shumë arritjet e talenteve shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
5. Aspekti Ligjor
Sukses: Kosova konsiderohet si një nga shtetet me më shumë rregulla dhe ligje.
Problem: Një shtet aq më shumë ligje të ketë, tregon që aq shumë probleme ka! Problem kur ligjet hartohen, por nuk zbatohen!
Për më shumë këtë temë do ta zgjeroj në hulumtimin tim shkencor të doktoraturës, që jam duke e përfunduar. Të interesuarit për të marrë pjesë në punimin tim mund të më dërgojnë kërkesë për të plotësuar anketën tek adresa ermirab@yahoo.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re