Komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar këtë diel zgjedhjet paraprake, për zgjedhjet e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të Shqipërisë më 6 mars, një proces i ngjashëm me primaret në Amerikë.
Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 17:00, në 5 bashki të vendit, ndërsa në Shkodër, ky proces u mbyll rreth orës 19:00 pasi numri i personave që kërkonin të votonin pas orës 17:00 ishte i madh.
Në bashkinë më të madhe në veri të Shqipërisë, “Rithemelimi” do të garojë me Bardh Spahinë, i cili në primare ishte më i votuar ndaj rivalëve të tij Alfred Kocobashi, Arben Maliqi, Astrit Bushati, Irena Shestani Shala dhe Irma Alushi. Befasi në këtë garë brenda kësaj force politike, ishte mospërfshirja e Voltana Ademit, kryetares në detyrë të bashkisë Shkodër. Bardh Spahia është ish-deputet i Partisë Demokratike, me profesion mjek.
Në bashkinë e Durrësit, Komisioni i Rithemelimit do të garojë me inxhinierin e urbanistikës, Ardian Muka. Ai arriti të merrte më shumë vota në primare se rivalja e tij Silvja Gjepali. Pas zyrtarizmit, Muka u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh. “Këtë mbështetje e shoh te njerëzit e thjeshtë që u ka ardhur në majë të hundës në këto 22 vite dhe unë mendoj se ka ardhur momenti që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh”, tha ai pasi u zyrtarizua si kandidat këtë të diel.
Me një diferencë të madhesh votash nga rivalët në primaret e Lushnjes, fitoi Elton Bano, i cili do të synojë të drejtojë pas 6 marsit këtë bashki. Në profesion, ai është avokat. Ndërkohë, në Rrogozhinë fitues është shpallur Hekuran Xhani, mjek veteriner, i cili arriti të merrte 211 vota nga 316 në total.
Në Vorë do të jetë ekonomisti Lulzim Vrana, ai do të jetë kandidat i Komisionit të Rithemelimit. Pas zyrtarizimit të rezultatit të primareve, ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen në këto zgjedhje për ta pasur të sigurt fitoren.
Në Bashkinë e Dibrës, arsimtari Premtim Kryemadhi do të jetë kandidat i “Rithemelimit” më 6 mars. “Ju premtoj demokratëve që nuk do të zhgënjehen me kandidaturën time. Ne do të bëjmë një punë të shkëlqyer që nga zgjedhja e stafit, i cili sot është për të ardhur keq. Të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë kundër këtij regjimi”, tha Kryemadhi.
Menjëherë pas daljes së rezultateve të primareve, kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi me një deklaratë ku shprehej se as Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike. Për Bashën, Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në./A2 CNN
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Plagoset një 26 vjeçar në Prizren – sekuestrohen tre armë zjarri

Dimitrieska-Koçoska: Është paguar transheja e parë prej 10.4 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendase

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi