“Moj e mjera grua, ç’e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti… Ti e mban shtëpinë”?!
Gjenerata ime u rrit me këtë poezi! Ishte kulmi i angazhimit politik për emancipimin e gjinisë së bukur! E pra, jo vetëm të bukur! Ashtu thuhet! Atëherë nuk kishte rrjete sociale dhe, na ruaj o Zot, nuk ndodhte me e ditë se çfarë të brendshme (zh)vishte ndonjë person publik, përpos atyre që mund të shihje “live”!
Por, jetohej edhe nga thashethemet, nuk është se nuk jetohej! As që shtrohej pyetja se kush e mban shtëpinë atëherë! Dihej! Pse, kush do e mbante tjetër? Fëmijët? Mos të ju vete mendja te ne burrat, se ne kishim dhe ende kemi punë të tjera me rëndësi! Për shembull, për të mbajtur shtetin! E shihni se si po e mbajmë? Ende po e mbajmë!
E kuptueshme de! Kështu ka qenë, kështu është dhe kështu do të jetë Shqipnia, more vëlla! Shqipnia natyrale! Margaritarë i papërpunuar ende! Shqipëria jonë romantike! Jo, kjo politike! Tash, mos u kapni për terminologjinë politike, se unë flas me hartat e zemrës! Për mua Shqipëria është kah i thonë bukës bukë or vëlla! Deri në Alaskë! E ku nuk ka shqiptar?!
Nejse, e keni pa atë foton që bëri rrëmujë të vërtetë nëpër rrjetet sociale, nëse jo anembanë globit, atëherë gjithsesi në rajon?! Ua, sa klikime! Kjo po që ishte argëtim! Nuk bëri bujë sa “zogu”, apo “Kallashi” por… bëri!
Në foto pra, një “macho” burrë shqiptar, po ecte, e si ndryshe përpos burrërisht, përpara gruas së tij dhe po pinte duhan! E gruaja po bënte punën e transportit publik! Pra, po barte rreth një tonelatë me shkarpa mbi kokë. Nejse de tash, mbase edhe nuk ishin një tonelatë! Një foto sa njëmijë fjalë kanë thënë dhe unë e shumëzova me më pak se aq! E shumta ishin 20-30 kilogramë! E, burri rrinte larg gruas, nga frika se mos e ndizte rezervën javore të druve, me cigaren e tij! I kujdesshëm!
Ju mbase jeni skandalizuar nga kjo pamje, por ajo jo! Ajo e mban shtëpinë! Është mësuar! Kështu thotë edhe poeti i moçëm në vargun me të cilin e filluam këtë shkrim për ditën e grave! Për 8 Marsin! Poeti natyrisht se nuk e shpifi këtë punën e kroit dhe burrave që rrinin nën hije! Pse, ku do të rrinin tjetër? Këtë tablo e mori nga jeta e gjallë e popullit!
Kur jemi te pjesa e tjetër e vargut, pra ajo për krojet, mund të themi se tash ka ndërruar situata! Kemi ecur goxha përpara në krahasim me vargun në fjalë! Kroje pra tash nuk ka më, nëse nuk i marrim parasysh krojet e metalta nëpër banesat tona, apo ato krojet që rrjedhin asfaltit prej gypave të shpërthyer publik! Por, krojet nëpër banesa as që po i llogarisim, sepse në qytetet shqiptare aq shpesh ka reduktime të ujit sa që nuk mbështetesh dot në to! Duhet blerë ujin për të cilin edhe ashtu ka fjalë se është i njëjti nga kroi publik! I mbushin kur nuk ka reduktime! Një punë më pak për gratë! Dikur edhe bucelat i bartnin gratë! E mbanin shtëpinë!
Pra, si shoqëri jemi urbanizuar tashmë. Mund të thuhet se ka zëvendësime edhe për krojet dhe freskinë aq shumë të përfolur! Tash ka vende të tjera fresku, kur birra, vera apo rakia rrjedh si krua, fytit teposhtë, e flladi e dalldia shoqërohen bashkë në një “çmendi” të pafund! Fllad bëhet veç kur “mëkatari” del i djersitur jashtë dhe merr plevit, në vend se fllad! Ata të cilët kanë sigurim shëndetësor, këtë e bëjnë shumë herë në vit! Falas vëlla!
E gruaja? Gruaja në shtëpi! Bënë kokrrën e sefasë duke “mbajtur” shtëpinë! Me një dorë hekurosë, me tjetrën përzien gjellën, me tjetrën vë në punë rrobalarësen dhe… me tjetrën mban telepilotin! Serialet! Përditë kështu, përveçse në ditë të grave! E për ditë të grave “çmenden” !
Tash, derisa po flasim për këto daljet për “fresk”, në to nuk është se nuk marrin pjesë edhe gratë. Por , gjithsesi asnjëri nuk “flladitet” në kafene me grua të vet. Nuk bën! Marre me e pa bota.
Kështu, epika dhe lirika bëjnë njëfarë kompromisi, se po jetojmë në kohë epike e po bëjmë jetë lirike, pra s’ka fllad, burrë e grua në të njëjtën kohë! Duhet të dihet kur del burri, gruaja rri në shtëpi! E mban shtëpinë! Se mos po… rrëzohet! Me këto ndërtimet e reja edhe nuk është aq çudi nëse rrëzohet! Pastaj mundet me thanë… gruaja nuk e mbajti dot! Eh…!
Por, edhe te “kafeneja” kanë lëvizur gjërat! Me 8 Mars tashmë është bërë tradicionale që dita e grave të festohet duke pare “striptiz”. Pa paragjykime për ngjyrën! Ose thane më saktë: me paragjykime pozitive për ngjyrën e zezë! Kureshtja dhe macja përfliten nëpër tregimet tona, ku macja vazhdimisht bie viktimë e kureshtjes së vet! Pra, në Tiranë e edhe në (krye)qytetet e tjera, rrufeshëm po përhapet fenomeni i festimeve të “çmendura ”! Po ndodhin ngjarje hist(o)erike! Ja një rast i mirë që edhe ne burrat të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të trupit mashkullor! Pika! Burrat…!
Edhe për femrat shqetësohej shoqëria dikur, por kjo temë tashmë është bërë demode! As kjo puna e burrave që përdridhen nën hije, pika që s’u bije… se nga gratë rrojnë! E ngatërrova fare! Ama fare, fare! Na çmendën… nuk jemi mësuar!
Asgjë e jashtëzakonshme pra, do të thoni ju gratë! Thjesht qejf! Qejf edhe biznes! A nuk e bënit edhe ju këtë… gjithnjë?
Dikur kur “bota ishte mbarë”, femrat zhvisheshin në publik dhe vallëzonin tundueshëm e meshkujt pinin raki e përpiqeshin të imagjinonin pamje të tilla të munguara edhe në dhomën e gjumit! “Ku dinë gratë tona kështu”, mbase mendonin nën avujt e… dëshirës!
Kaloi edhe kjo! Mbijetuam! Gëzuar 8 Marsi dita e gruas proletare! Po që është një festë parahistorike! Por, ne i “modernizojmë” gjërat! Pastaj, e mbani mend, në ishte Roza Luksemburg apo kush ishte? A nuk do të ishte më mbarë që të gjitha ditët të jenë edhe të grave! Edhe të burrave! Madje edhe të atyre të cilët kanë dilema gjinore! A nuk hymë në të thella tash?
E kush po e mban shtëpinë, athua?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet